Karusel ne pankinat e trajnereve te Kategorise Superiore

Lidhur me artikullin:

Vera e kategorise superiore vlon nga valsi i trajnereve. 80% e skuadrave te kampionatit kane ndryshuar ose pritet te ndryshojne timonier. Pasi fitoi titullin e 6 radhazi, Skenderbeu ende nuk ka zyrtarizuar ne krye Mirel Josen, i cili ka oferta edhe nga jashte.

Se pari kampionet presin lajmet nga UEFA per te vendosur me pas strategjine e sezonit te ardhshem, duke nisur nga njeriu qe do te drejtoje ekipin. Edhe te Partizani situata eshte e njejte. Presidenti Gazmend Demi ka zyrtarizuar se fundmi Genci Tomorri si drejtorin e ri te klubit, ndersa ceshtja e trajnerit mbetet ende pezull. Nuk dihet nese italiani Andrea Agostinelli do te vijoje te jete timonieri i te kuqve edhe ne sezonin e ri, teksa jane te shumte emrat qe perfliten per te drejtuar kryeqytetasit.

Tek Kukesi vijojne ti besojne projektit te nisur me Klodian Duron ne krye, nje pozicion i konfirmuar edhe pas triumfit ne kupen e Shqiperise. Pasi siguroi pjesemarjen ne Europe, edhe tek Teuta ka patur ndryshime. Julian Ahmataj dhe Xhevahir Kapllani kane mare drejtimin e skuadres pas largimit te Gugash Maganit. Trajneri peqinas eshte rikthyer ne Vlore, ku zevendeson Zekerija Ramadanin qe drejtoi Flamurtarin ne pjesen e dyte te sezonit te shkuar.

Valsi i trajnereve nuk ndalet ketu. Tek Tirana kane konfirmuar ne krye Ilir Dajen edhe pse ende nuk eshte hedhur firma ne kontrate. Ne pozicionin e tij qendron edhe Armando Cungu, i cili kerkon nje skuader me cilesore ne dispozicion pasi nuk deshiron qe me Vllaznine te luftoje sezonin e ardhshem per mbijetese.

Laci eshte nje nga skuadrat qe duhet te gjeje trajner, pasi sezonin e mbylli me drejtorin sportiv Ramzan Ndreu ne drejtimin e skuadres. Ende e paqarte duket situata tek Korabi qe vjen nga kategoria e pare. Pritet qe Dritan Mehmeti te konfirmohet serish ne krye te skuadres por gjithcka do te qartesohet ne ditet ne vijim. Pasi riktheu Luftetarin ne superiore, Gerd Haxhiut nuk i eshte rinovuar kontrata, pasi gjirokastritet kane hedhur syte tek tregu i huaj per te gjetur njeriun e duhur qe do te coje perpara projektin e nisur.