Katastrofe Azbesti ne Shqiperi, ekspertet paralajmerojne pasoja tragjike

Katastrofe Azbesti ne Shqiperi!

Tirana, Shqiperi: Sot, fushatuesit Europiane deklaruan mbeshtetjen e tyre per denoncimin nga ana e kolegeve shqiptare te neglizhences nga ana e Qeverise te rrezikut nga azbesti, si edhe leshuan paralajmerime shume serioze per pasojat tragjike per shendetin publik dhe ate ne pune ne Shqiperi.

Sipas zotit Romeo Hanxhari, prof.dr., i Shoqates ANEP (Shqiperi): “Moszbatimi i procedurave te sigurta per minimizimin e ekspozimeve te rrezikshme gjate heqjes se materjaleve prej çimento-amianti eshte fenomen prej shume kohesh ne Shqiperi. Megjithate, situata eshte perkeqesuar tani ne nje pike te tille saqe shendeti i komuniteteve lokale eshte seriozisht ne rrezik. Se fundmi, punimet e porositura nga Bashkia e Tiranes per rindertimin e tregut te Tiranes, ne qender te qytetit, nga kontraktoret po behen ne nje menyre te pasigurt dhe te papranueshme, duke çuar ne thithje te fibrave kancerogjene te leshuara ne ajer dhe ne ndotje te rrezikshme te ajrit per zonat rreth e qark. Kontraktuesit kane prishur ndertesa te vjetra me çati prej çimento-azbesti (eternit) duke perdorur lopata dhe makineri te renda per te thyer pllakat toksike te eternitit.”

Me poshte mund te lexoni letren e plote te grupit te eksperteve drejtuar instancave perkatese te Bashkise se Tiranes:

Re: Emergjence e Shendetit Publik ne Tirane

I/e nderuar zoteri/zonje,

Ne cilesine e eksperteve nderkombetare te azbestit, ne po ju shkruajme per t’ju vene ne alarm per shqetesimet tona lidhur me ndotjen vdekjeprurese nga azbesti ne Tirane. Ne tregun e qytetit, gjate punes per rindertim, kontraktoret po keqperdorin disa materiale ndertimi qe permbajne azbest.

Prishja e ndertesave me çati çimento-azbesti duke perdorur lopata dhe makineri te renda per te thyer pllakat e çatise (prej eterniti) ka çliruar fibra kancerogjene ne mjedisin e Tiranes. Kjo perfaqeson nje rrezik serioz per shendetin publik, meqenese ekspozimi ndaj azbestit mund te shkaktoje disa lloje kanceresh dhe patologji te tjera te renda. Çdokush ne zonen e tregut mund te kete perthithur ose te perthithe ndotjen mjedisore me pasoja fatale potenciale.

Ne kuptojme se asnje lloj mase nuk eshte marre per te parandaluar leshimin e fijeve te azbestit nga ana e atyre qe operonin, dhe asnje perpjekje nuk eshte bere nga kontraktoret per te siguruar kushte te sigurta pune dhe per te parandaluar kontaminimin e mjedisit me fibra azbesti.

Te gjithe firmetaret e kesaj letre jane te nderuar te ndajne ekspertizen e tyre me autoritetet ne Tirane. Por ne nje moment te pare, sidoqofte, ndoshta bashkepunimi me i dobishem do te ishte qe Bashkia e Tiranes te hynte ne diskutim me koleget tane te shoqates ANEP qe veprojne ne Tirane. Personi me i pershtatshem qe mund te kontaktohej nga ANEP eshte Prof.dr. Romeo Hanxhari, me email [email protected]

Ne synojme qe t’i sjellim shqetesimet tona ne vemendjen e autoriteteve dhe te mediave ne Tirane dhe Shqiperi.

Ne pritje te kontaktit nga ana juaj,

Juaji sinqerisht,
Shoqata per Politika te Reja te Mjedisit (ANEP)
Professor Dr. Romeo Hanxhari; email: [email protected]
http://anep-albania.org/

Rolf Gehring; email: [email protected]
Federata Europiane e Ndertimit dhe Drupunuesve (EFBWW)
Website: http://www.efbww.org

Contact: Dr. Evelyn Glensk; email: [email protected]
Shoqata Federale Gjermane e Grupeve te Mbeshtetjes se Viktimave nga Azbesti
http://www.asbesterkrankungen.de/

Contact: Laurie Kazan-Allen; email: [email protected]
Sekretariati Nderkombwtar per Ndalimin e Azbestit – IBAS
Website: www.ibasecretariat.org

Problemet e evidentuara me siper jane raportuar edhe nga Televizione Shqiptare apo nga media online.

Rolf Gehring, Sekretari Politik per Sigurine dhe Shendetin prane Federates Europiane te Ndertuesve dhe Drupunuesve (EFBWW), duke komentuar per situaten, tha:

“EFBWW, qe ka pervoje te gjate dhe po vazhdon te punoje per module informimi per azbestin, destinuar per punetoret dhe publikun, eshte shume i ndergjegjshem per kushtet qe vazhdojne te jene ne mjaft vende te Europes. Megjithate, ne u shokuam kur degjuam per keto zhvillime ne Shqiperi: eshte e qarte nga foto dhe nga deshmite se absolutisht asnje mase nuk eshte ndermarre per te parandaluar leshimin e fibrave te azbestit ose per te siguruar kushte sigurie pune per punonjesit apo mjedis te sigurt per publikun. Nuk diskutohet fare se veprime te tilla i vene ne rrezik te gjithe.

Federata jone po komunikon me Bashkine e Tiranes dhe Qeverine e Shqiperise lidhur me pasojat vdekjeprurese te ekspozimit ndaj azbestit, dhe po u ofrojme asistencen tone per te permiresuar kushtet. Ne e mbeshtesim deklarimin e Prof.dr. Romeo Hanxhari dhe i nxisim autoritetet te punojne ngushte me te dhe koleget e tij ne shoqaten ANEP, per te miren e gjithe shqiptareve”

Ne vijim te komenteve te z. Gehring, zoti Eric Jonckheere nga Shoqata Belge e Viktimave te Azbestit (ABEVA), nga ana e tij tha:

“Ne Belgjike njerezit qe vuajne nga semundjet e lidhura me azbestin i jane ekspozuar azbestit ne mjedise te ndryshme, si ne pune, ne shtepi, apo nga ajri mjedisor. Me besoni, llojet e praktikave te punes te pershkruara ne rastin e punimeve ne tregun e Tiranes jane ekstremisht te rrezikshme. Gjithkush ne zone eshte ne rrezik, ashtu siç jane sigurisht edhe punetoret. Perveç perthithjes direkte te fibrave, fibrat qe punetoret çojne ne shtepi nepermjet rrobave te tyre gjithashtu vene ne rrezik edhe grate e tyre, femijet, apo miqte. Shoqata jone shpreh solidaritet me koleget shqiptare dhe paraqet gatishmerine tone per te punuar me ta per t’u dhene fund ketyre praktikave te rrezikshme.”

Mbetet te shpresohet qe, duke patur parasysh statusin e vendit Kandidat te Shqiperise, Qeveria te deshmoje interes aktiv per korrigjimin e menjehershem te situates dhe te zhvilloje nje legjislacion te plote anti-azbest ne linje me politikat e BE-se, duke u siguruar njekohesisht qe keto masa te zbatohen plotesisht.
Shenime per redaktoret

1. Azbesti (amianti), nje kancerogjen i njohur, ka shkaktuar ne Europe epidemine me vdekjeprurese te semundjeve te punes. Ekspozimi ndaj azbestit mund te shkaktoje nje shumellojshmeri semundjesh: kancere vdekjeprurese dhe semundje te renda respiratore.

2. Pas me shume se nje shekull, perdorimi i azbestit u ndalua me ne fund ne BE, me anen e Aneksit 1 te Direktives 76/769/EEC (1999) mbi substancat dhe preparatet e rrezikshme. Ndersa prej 1 Janarit 2005, perdorimi i azbestit dhe materialeve me permbajtje azbesti u ndalua perfundimisht.

3. Shqiperia nuk ka nje ndalim te plote dhe as rregullore qe te mbrojne popullaten nga rreziqet shendetesore te lidhura me te. Nuk ka legjislacion te posaçem per azbestin, dhe azbesti eshte thjesht i perfshire ne listen zyrtare te “mbetjeve te rrezikshme te shkaktuara ne sektorin e ndertimit,” por asnje udhezim apo protokoll teknik nuk eshte aprovuar per te siguruar zbatimin e praktikave te sigurta. Vleresohet se mbi 200.000 ton azbest jane perdorur ne Shqiperi. Pjesa me e amdhe e kesaj sasie eshte perdorur per prodhimin e produkteve prej çimento-azbesti (eternitet) te cilat jane perdorur gjeresisht ne vend.

4. Nje studim i vitit 2009 i ndermarre nga ANEP gjeti produkte azbesti ne shkolla, kopshte, spitale, tregje, stacione autobuzesh: nga 27 mostrat e analizuara, 23 permbanin azbest. Hotspote te azbestit te identifikuara nga vrojtimi i ANEP jane Vlora, Tirana, Fieri, Durresi, Lushnja, etj. Ne pergjithesi i gjithe territori i Shqiperise eshte i prekur nga permbajtja e materjaleve me azbest, dhe rrezikohet tani nga heqja e tyre jashte rregullave teknike. Ne vitin 2012 ANEP dhe bashkepunetoret e saj (prof.dr.Romeo Hanxhari, Dr.Petrit Vasili, prof.dr. Agim Sinojmeri, prof.as.dr. Arben Luzati, prof.as.dr.Bilal Draçi), me mbeshtetjen e Organizates Boterore te Shendetesise, botoi rezultatet e punes 7-vjeçare ne nje liber te titulluar “Azbesti – vrasesi i heshtur kancerogjen. Emergjenca Amiant ne Shqiperi”, ISBN 978-9928-4110-7-5. Studimi iu shpernda githe aktoreve te interesit ne Shqiperi.

5. Per me shume informacion, ju lutem kontaktoni:

• The Association of New Environmental Policies (ANEP), Albania
Contact: Professor Dr. Romeo Hanxhari; email: [email protected]

• European Federation of Building and Woodworkers (EFBWW), Germany
Contact: Rolf Gehring; email: [email protected]

• German Federal Association of Asbestos Victims Groups, Germany
Contact: Dr. Evelyn Glensk; email: [email protected]

• International Ban Asbestos Secretariat, UK
Contact: Laurie Kazan-Allen; email: [email protected]