Kategoria Superiore. Java e 11 ndahet ne 3 dite

Ne fillim eshte Kupa me ndeshjet e mesjaves, por kompeticioni i pare futbollistik ne vend, Kategoria Superiore eshte ai qe pritet natyrisht me interesin me te madh pas pauzes se Kombetareve dhe java e 11-te e saj tanime ka nje axhende zyrtare. Do te luhet ne 3 dite, te shtunen, te dielen dhe te henen, duke ju dhene mundesine te apasionuarve te futbollit ne vend te mos humbasin asnje nga takimet e kampionatit pas pauzes se Kombetareve. Me nje kalendar qe ne leter favorizon pretendenteet, por qe ne fushe mund te ofroje surpriza, java e 11-te e Kategorise Superiore nis te shtunen ne oren 14.00 me Skenderbeu-Korabi, nje sfide qe perball koken me bishtin e klasifikimit, sfida e pare nga 3 te proves per Agostinelli pas konfirmimit ne stol nga ana e Presidentit Takaj, ku padyshim italianit i kerkohet jo vetem rezultati por edhe loja, perballe nje Korabi te etur ne maksimum per piket e mbijeteses.

Pak ore me pas vemendja zhvendoset ne kryeqytet me Tiranen qe pret ne “Selman Stermasi” Lacin, Nje tjeter prove kjo per trajnerin Mirel Josa qe fale pauzes se kombetareve ka patur ne dispozicion dhe kohen e nevojshme per t’i transmetuar grupit idete e tij. Te dielen gjithcka nis ne skajin jugor te Shqiperise, me Luftetarin qe pas debutimit ne shtepine e re me barazimin ndaj Partizanit, pret serish ne Gjirokaster Flamurtarin, ndersa ne oren 17.00 do te jete radha e Partizanit per t’u perballur ne sfiden me Vllaznine, nje sfide ku te kuqte do te kerkojne rikthimin te fitorja me luften per kreun qe eshte bere jashtezakonisht e ethshme. Ne takimin e fundit, Kukesi qe do te jete njohur me rezultatet e rivaleve, do te ndeshet te henen ne oren 18.00 me Teuten, nje sfide ku Gjokes i duhet te provoje te sheroje dhe sindromen transferte ne kampin verilindor.