Kategoria Superiore. Rekordet e javes se 7

Lidhur me artikullin:

Java 7 e kampionatit ishte java e thyerjes se tabuve. Statistikat tregojne se disa skuadra po shohin drite ne tunelin ku ishin futur ndersa per disa te tjera kriza vazhdon. Java e 7 solli ndalesen e pare kete edicion per Skenderbeu, qe u ndal ne Selman Stermasi nga Tirana. Kampionet qe vinin nga 6 fitore radhazi nuk arriten te thyenin rekordin e edicionit te shkuar, duke njohur humbjen e pare sezonale ne kryeqytet.

Per Tiranen kjo ishte fitorja e trete radhazi, qe mungonte prej fillimit te vitit 2016, madje ne ate kohe duke llogaritur edhe sfiden e fundit te 2015 regjistroheshin 4 fitore rresht. Per momentin bardheblute se bashku me Kukesi jane e vetmja skuader qe nuk njeh humbje. Tek verilindoret ai qe bie ne sy eshte sulmuesi Pero Pejic, qe per here te pare gjendet i vetem ne krye te listes se golashenuesve, duke perfituar nga ndalesa e Hamdi Salihi.

Per te qendruar tek skuadrat e kreut eshte Partizani qe me fitoren 4-0 ndaj Flamurtarit vendos rekordin me fitoren e dyte me te thelle kete edicion, teksa dhe per te kuqte ky eshte nje rekord. Ne 3 sezonet e fundit nje rezutlat i tille eshte regjistruar vetem dy here, ne edicionin e kaluar ndaj Terbunit ne transferte dhe ne shtepi. Ajo qe vlen per te kuqte eshte se kane gjetur liderin e sulmit, me Ekuban qe ka shenuar 3 gola ne dy ndeshjet e fundit.

Per Flamurtari kjo humbje sjell nje rekord negativ, pasi eshte skuadra me mbrojtjen me te dobet te kampionatit. Nje paradoks per vlonjatet te cilet kane dy prej protiereve nder me te miret ne sezonet e fundit, por edhe mbrojtes te nivelit te larte, si Berisha, Veliu apo Lukic e Kuqi. Me ne fund gjen golin e pare ne kampionat Laci, madje dy te tille ndaj Vllaznise ne Reshit Rusi, gola qe i japin edhe fitoren e pare kurbinasve.

Nuk ka dy pa 3, pasi pervec golave te pare ne kampionat dhe fitores, bardhezinjte gezojne edhe prej klasifikimit, duke lene per momentin zonen e renies per tu renditur ne vendin e 7. Fitoren e pare sezonale gjeti edhe Teuta, por qe nuk e ndihmoi te shkeputet nga vendi i fundit ne klasifikim. Suksesi ndaj Luftetarit eshte nje pikenisje per durrsaket ne kete sezon, qe si objektiv ka mbijetesen.