Kategoria Superiore. Skenderbeu kampion per te 6 vit radhazi

Lidhur me artikullin:

Skenderbeu eshte kampioni i Superliges Shqiptare.

U deshen edhe ndeshjet e javes se fundit te kampionatit kombetar qe korçaret te triumfonin.

Skenderbeu mundi 0:2 ekipin e Flamurtarit ne Vlore me golat e Latifit dhe te Plakut.

Kurse Partizani nga ana tjeter humbi me Teuten 1:2 teksa duket se leshoi pe ne momentin qe Skenderbeu po shkonte drejt fitimit te titullit.

Kukesi u kualifikua direkt per Europa League pasi fitoi 2:1 kunder Tiranes.

Laçi barazoi me Terbunin. Vllaznia e mundi Bylisin 1:0.

Nderkaq ekipet qe zbresin ne Kategorine e Pare jane Bylisi dhe Terbuni qe kishte rene prej javesh.

Skenderbeu e mbylli kete kampionat me 79 pike, pasuar nga Partizani me 74.