Kater lojtare te Kombetares jane pa skuader

Lidhur me artikullin:

Kombetarja e Shqiperise po korre suksese ne kualifikimet per ne kampionatin evropian ‘France 2016’, mirepo trajneri Gianni De Biasi ka nje problem me disa lojtare.
Sa jemi ne afatin kalimtar per transferimin e futbollisteve, jane kater lojtare te Kombetares se Shqiperise qe kane mbetur pa skuader.

Lideri i mbrojtjes dhe njeherit kapiteni i skuadres Lorik Cana, ka shkeputur kontraten me Lazion dhe ende nuk eshte bere me skuader te re, ashtu si qendermbrojtesi tjeter Arlind Ajeti, transmeton Telegrafi.

Nderkohe edhe ne mesfushe dy lojtare te rendesishem si Migjen Basha dhe Andi Lila jane pa skuadra.

Basha eshte afer transferimit tek njera skuader mes Chievos dhe Grasshopperit, ndersa sa i perket Liles nuk dihet e ardhmja e tij, pasi ende nuk eshte permendur ndonje destinacion i ri.

Burimi: Telegrafi