Kengetare milionere pa mbushur 30 vjec

Ata njihen prej statusit te tyre prej milioneri ende pa mbushur te 30 – at. Te famshem per shkak te karrieres se tyre ne muzike apo prej prinderve, pasaniket e showbiz – it boteror, jane ne rruge te mbare per t’u bere bilioneret e ardhshem.
Me i vogli mes ketyre personazheve, besojeni ose jo eshte 2 – vjeç. Behet fjale per vajzen e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, e cila zoteron nje pasuri prej 215 milione dollare te trasheguar nga prinderit, sipas CelebrityNetWorth.
Kjo mund te shihet edhe nga garderoba personale e 2 – vejçares, qe mbart veshje dhe aksesore luksoze.

taylor-swift

Taylor Swift
Ka nje pasuri prej me shume se 200 milione dollare, sipas Forbes. Vetem albumi i saj i fundit eshte shitur ne 10 milione kopje ne mbare boten dhe ajo ka patur nje prej turneve me me shume te ardhura kete vit. 25 – vjeçarja raportohet te kete blere nje tjeter shtepi ne Beverly Hills, LA, rreth 25 milione dollare.

Justin-Bieber
Justin Bieber
Edhe pse vetem 21 vjeç, ai ka nje pasuri prej 200 milione dollare. Kengetari kanadez eshte renditur vitin e kaluar nga Forbes si nje nder te famshmit me me shume te ardhura, pa mbushur ende te 30 – at.

miley-cyrus
Miley Cyrus
Ajo zoteron nje pasur prej 165 milione dollare. Ne 2011 ajo eshte renditur ne listen e 10 adoleshenteve me te pasur ne bote.

adele
Adele
Jane mbushur pothuajse 4 vjet nga realizimi i albumit te saj te fundit, por kjo nuk e ka ndalur kengetaren nga fitimi i 5 milione sterlinave vitin e kaluar. Kengetarja renditet sot ne top listen e muzikanteve britanike me te pasur pa mbushur ende te 30 – at.

one-direction
One Direction
Grupi One Direction jane grupi me i pasur britanik ne gjithe historine e muzikes. Ata zoterojne nje pasuri prej 130 milione dollare. Sipas listes se te pasureve te 2015 ne The Sunday Times, ata kane ne total 150 milione dollare.