“Kepucet e Zonjes se Kokosheve” nga Flutura Açka

“Kur zonja e karroces se kokosheve, humbi ndjenjat dje nga rrembimi brutal i karroces se saj nga policet (kater cope per nje qyqare, ne zbatim te urdhrit te tyre), kepucet e saj mbeten ne trotuar. Une i mora dhe i ruajtja. Po ia dhuroj Bashkise t’i kete per Muzeun e Historikut te saj.

Mbase kujtohen se keta qytetare nuk kane ndonje deshire te madhe te piqen ne diell, as ne shi dhe ne te ftohte per te kqyrur qytetaret qe kalojne atypari, por per buken e gojes. Dhe kerkesa per buken e gojes eshte instinktive dhe gjeja me humane e dykepuceshit njeri, veçmas atij te paqte. Kur t’i kesh sekuestruar vilat e vjedhura, llogarite bankare te pajustifikuara, kur te kesh pastruar troturet e zene nga bosat e mafias (miqte e miqve), kur t’ia kesh siguruar kesaj gruaje buken e gojes si shtetar qe ke pergjegjesi per te, dhe voten e saj, atehere, po: ate karroce ke te drejte ta heqesh, jo ta terheqesh zvarre. Ta paralajmerosh qe ta heqe si qenie njerezore qe ka arsye dhe e kupton se qyteti duhet te behet me i bukur, por jo si ‘armike’.

Kam pare disa kohe me pare nje bukinisti te hekurat e viles se diktarorit, qe nje police (me floke extention, vetullat tatuazh dhe pa kapele, si kund ne bote police) po ia mblidhte librat. U trishtova. Dhe, edhe ngaqe isha perballe shtepisё famekeqe, m’u kujtua diktatori. Po, ai e perdori policine kunder qytetareve te vet, sepse vetem ashtu e mbante lavdine e tij dhe pushtetin. Po tani kjo eshte e papranueshme, ndaj e edukoni policine shqiptare dhe ia mesoni nenin numer 1: ajo eshte ne sherbim te qytetareve te vet, dhe jo armike e tyre.”

/Nisma Thurje