Keshilla per ata qe kane lekure te thate

 

Keni lekure te thate? A ju sjell: kruajtje, djegie, tendosje apo ndjeshmeri? Lekura e thate nuk ndodh vetem dimrit. Ajo mund te jete e tille e tille gjate tere vitit!
Ekzistojne disa keshilla te thjeshta te cilave mund t’u permbahemi ne menyre qe te eliminojme ndjenjen e pakendshme dhe pamjen e lekures se thate. Lekura e thate mund te jete ne tere trupin, por me se shumti ne duar, pellembe, kembe dhe bark. Lekura e thate kryesisht nuk vihet re ne shikim, por ne prekje. Nese nuk trajtohet, lekura e thate mund te shkaktoje shume probleme serioze, siç eshte dermatiti.
Locioni i gabuar
Gabimi me i madh te cilin e bejne shumica e njerezve eshte qe locionin e aplikojne ne lekure te thate. Locionin gjithmone duhet ta aplikoni ne lekure te laget. Pastaj, duke ferkuar lehtesisht lekuren shtrijeni losionin deri ne fund, qe sa me shume materie ushqyese te mbesin ne lekure. Gabimi tjeter qe e bejne shume njerez eshte perdorimi i locionit, i cili nuk i pergjigjet lekures suaj. Ekspertet rekomandojne qe personat me lekure te thate te perdorin locion te lehte, pa alkool dhe pa arome. Locionet per lekure te thate duhen te jene pak me te dendur. Vendosni pak locion ne pellembe, pellemben kthejeni nga toka dhe nese locioni fillon te pikoje nga pellemba, do te thote qe nuk eshte mjaft i dendur per lekuren tuaj.
Ajri i thate
Ajri i thate largon vajrat nga lekura. Por edhe ajri ne shtepine tuaj po ashtu mund te jete i thate dhe te thaje lekuren. Zgjidhja me e mire eshte qe hapesiren ta ajrosni rregullisht, pavaresisht se sa eshte jashte ftohte apo ngrohte. Po ashtu mos e nxehni apo ftohni shume hapesiren ne te cilen flini. Perveç qe as gjumin nuk do ta keni mjaft te rehatshem, lekuren do ta keni edhe me te thate.
Dushet e gjata dhe te nxehta
Dushi eshte gjithsesi forma me e mire e larjes te personat qe kane lekure te thate, por kjo nuk eshte e tera. Nese çdo dush zgjat shume dhe ate me uje te nxehte, gjithsesi zvogelojeni, sepse nuk i beni mire lekures suaj. Ne fund te fundit, 5 minuta dush eshte e mjaftueshme per mbajtjen e higjienes trupore.  Uji nuk duhet te jete i ftohte, por njelloj nuk duhet te jete as i nxehte. Gjeni nje mes te arte, shkurtoni kohen e dushit dhe aplikojeni losionin pergjegjes dhe shume shpejt do ta zgjidhni problemin e lekures se thate.
Sapuni i gabuar
Ata paraqesin te pakten 50 per qind te problemit. Sapunet, xhelat per dush dhe banjat e ndryshme shume shpejt largojne vajrat natyrale nga lekura juaj, ndersa njerezit dine edhe ta teprojne me ta. Po ashtu mund te harroni ne objektet e ashpra per pastrim ne dush siç jane dorezat ose sfungjeret. Kjo eshte me e keqja qe mund t’i beni ndjeshmerise suaj dhe lekures se thate. Ne kete menyre do te largoni te gjitha vajrat natyrale nga lekura dhe do ta lini lekuren te pambrojtur dhe te irrituar. 
Rrobat e ashpra
Lekura e thate eshte ne veçanti e ndjeshme, prandaj ekspozimi konstant ndaj stimujve, siç eshte rroba e ashper, mund ta perkeqesoje edhe me shume gjendjen. Rrobat e tilla mos i blini. Vendosni per veshje nga materialet e lehta, siç eshte pambuku. Po ashtu, kini kujdes qe rrobat tuaja te mos jene shume te ngushta, sepse kjo mund te shkaktoje tharje shtese te lekures. Nese lekura pavaresisht gjithçkaje eshte e irrituar, ndoshta duheni ta nderroni detergjentin per larjen e rrobave.

 


  • rinor kastrati

    pershendetje.Jam 21 vjeq ,por qe nga mosha 3 vjeq kam nje lekur te zez dhe te thate kur te lahem dje ta ly lekuren me heket por me del prap qfar duhet te perdor ?