Keshilla per Pep. “Champions nuk blihet me parate e sheikeve”

Lidhur me artikullin:

Legjenda e Bayern dhe e kombetares gjermane Paul Breitner nuk beson se Pep Guardiola do te jete ne gjendje te korre sukses te menjehershem te Manchester City.Trajneri i Bayern do te largohet nga “Allianz Arena” ne fund te sezonit per t’u shperngulur ne Premier League, por kampioni i botes per Gjermanine ne vitin 1974 nuk beson se Guardiola do te jete ne gjendje te udheheqe nje ekip anglez drejt triumfit te Champions League.

“Ai nuk mund te bleje te gjithe lojtaret qe i duhen City-t per te fituar Champions League,” deklaron Breitner per Goal. “Premiere League ka aq shume para, ata do te perfitojne miliarda euro nga te drejtat televizive, me shume se 3 miliard. Gjermanet perfitojne vetem 700 milione, pra 20-25% e asaj qe merr Premier League.”

“Tani ata jane ne gjendje te blejne lojtare medioker per 20 milione euro apo edhe per 80 milione euro por nuk ata nuk do te permiresohen edhe kualiteti i tyre po ashtu jo,” vijon Paul Breitner. “Ata duhet te presin te pakten kater apo pese vite. Duhet te presin deri kur nje lojtar qe tani eshte 18-19 vjeç te shnderrohet ne nje yll. Atehere ata do te jene ne gjendje te blejne gjeneraten re te yjeve.”

Breitner eshte i bindur se tani per tani anglezet nuk kane shanse:

“Per tre vitet e ardhshme une nuk shoh asnje mundesi qe nje ekip i Premier League te fitoje Champions League.”