Keshilla per tu pasuruar nga Warren Buffet

Lidhur me artikullin:

Legjenda e investimit ndan disa sekrete rreth suksesit te tij

Warren Buffett eshte nje gjeni i vertete pasi arrin qe idete komplekse t’i shtroje ne thenie qe do ti rezistojne kohes. Ai e shpenzoi jeten e tij duke shperndare keshilla per te gjithe ata qe donin te degjonin, duke marre ne kete menyre emrin Orakulli i Omahas.

Lexoni theniet me te mira te Warren Buffett per jeten e parate:

Per jeten

1 – Duhet qe disa gjera ne jeten tuaj ti beni mire per aq kohe sa nuk beni shume gjera gabim.

2 – Nuk eshte e nevojshme per te bere gjera te jashtezakonshme per te marre rezultate te jashtezakonshme.

3 – Ajo qe mesojme nga historia eshte se njerezit nuk mesojne nga historia.

4 – Zinxhiret e zakonit jane shume te lehta per tu ndjere per aq kohe sa jane shume te rende per tu keputur.

5 – Ka disa qenie njerezore qe u pelqen qe te nderlikojne gjerat e thjeshta.

6 – Asgje nuk i ben me shume dem racionalitetit se sa shumat e medha te parave te fituara pa perpjekje.

7 – Te duhen 20 vjet per te ndertuar nje reputacion te mire dhe 5 minuta per ta shkaterruar ate. Nese e mendon kete do besh shume gjera ndryshe.

8 – Eshte mire te shoqerohesh me njerez me te mire se vetja. Zgjidhi ata dhe do te shkosh ne drejtim me te mire.

9 – Çmimi eshte ai qe paguan, por ajo qe merr jane vlerat.

Mbi te investuarit

1 – Cilesia me e mire per nje investitor eshte temperamenti, jo intelekti. Nje gjendje qe te shkakton kenaqesi te madhe si te jesh me turmen apo kunder saj.

2 – Investimi i suksesshem do kohe, disipline dhe durim. Pavaresisht sa i madh qofte talenti apo perpjekja disa gjera marrin kohe.

3 – Nuk eshte nevoja te ecet me hapa te medhenj. Por te ecesh para me hapa te vegjel.

4 – Mundesite vijne vazhdimisht. Kur shiu eshte i arte mos hap çadren, por vendos koshin ta mbledhesh.

5 – Ndryshimi eshte mbrojtje kunder injorances. Ka kuptim per ata qe e dine se çfare po bejne.

6 – Une jam investues i mire sepse jam biznesmen dhe jam biznesmen i mire sepse jam investues.

7 – eshte shume me mire te blesh nje kompani te mire me nje çmim te arsyeshem se sa nje kompani modeste me çmim te larte.

5 njohuri

Ajnshtajni tha se ka 5 nivele ngjitjeje te inteligjences: i zgjuar, inteligjent, brilant, gjeni dhe i thjeshte

1 – “Do ju tregoj si te beheni te pasur. Mbyllni dyert. Mos kini frike kur te tjeret te tregohen te babezitur. Dhe jini te pangopur kur te tjeret jane te frikesuar”.

Eshte nje shprehje per te treguar se çelesi i investimit eshte te blesh lire dhe te shesesh shtrenjte

2 – “Iu them studenteve, kur te mberrini ne moshen time do te jeni te suksesshem nese njerezit qe ju shpresonit t’ju donin, ju duan”

Buffett e shpenzoi jeten e tij duke studiuar njerezit e suksesshem. eshte e rendesishme te degjosh ne fund te dites qe paraja nuk eshte gjeja me rendesishme ne jete.

3 – “Ndryshimi mes njerezve te suksesshem dhe njerezve vertete te suksesshem eshte se njerezit shume te suksesshem i thone Jo pothuajse çdo gjeje”.

Steve Jobs, Bill Gates dhe Buffett ia kane atribuuar suksesin e tyre fokusimit.

4 – “Kam pare me shume njerez te deshtojne per shkak te pijeve dhe borxheve. Nese je i zgjuar mund te besh shume para pa marre borxh”.

Me shume meson nga gabimet e te tjereve se sa nga sukseset e njerezve.

5 – “Ajo çka nje investitor ka nevoje eshte aftesia per te vleresuar si duhet bizneset e zgjedhura. Nuk eshte nevoja te jesh ekspert por te vleresosh kompanite brenda rrethit te kompetences.

Nje shprehje e urte thote: “Bli ate qe njeh”

Sekreti i suksesit te Warren Buffett: Sekreti i suksesit te Warren Buffet eshte se ai vazhdimisht meson.

Buffett eshte sot nje investitor me i mire se perpara 50 vitesh.

Nese qendron ne vend me po te njejten dije qe ke, behet me keq. Faktori kyç eshte te vazhdosh te mesosh, dhe nuk besoj se njerezit qe nuk e pelqejne procesin e te mesuarit, do te vazhdojne te mesojne.