Keshtjella Bran. Zona 51. Vendet me te frikshme ne bote

Lidhur me artikullin:

Ka disa vende ne Bote qe shquhen per friken qe na shkaktojne. Shkaktojne frike per shkak te ngjarjeve qe kane ndodhur apo per shkak te legjendave. Ju paraqesim shtate vende te cilat konsiderohen si vende qe ua fusin friken ne palce per misterin qe ato bartin

Keshtjella “Bran” Brasov, Rumani

Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampire ne personazhin e princ Vladit, i cili jetoi ne keshtjelle ne shekullin e 15-te. Stoker eshte frymezuar pikerisht nga rrefenjat per dhunen e princ Vladit. Keshtjella sherben akoma si nje prej vendeve me te frikshme ne bote.

Kulla e Londres Londer, Angli

Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkeshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecen ne korridore duke mbajtur ne duar koken e saj te prere dhe duke kerkuar bashkeshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi qe te mund te martohej me nje grua tjeter.

Katakombet Paris, France

Jane strehe e trupave te zhvarrosur ne shekullin e 18-te nga varrezat e tejmbushura. Radhe te tera kafkash dhe kockash gjenden ne mure dhe disa vizitore pretendojne se kane pare fantazma e degjuar peshperimat e te vdekurve te zhvendosur.

area 51

Zona 51 Nevada, SHBA

E vendosur ne jug te Nevades, Zona 51 eshte nje zone “top-secret” e qeverise qe sherben si vend per testime te ndryshme ajrore. Por njerezit qe banojne rreth e rrotull shprehen te kene pare vazhdimisht nder vite UFO. Kjo dhe ka terhequr shume vizitore nga e gjithe bota, te cilet shpresojne te shohin ndonje alien.

Lugina e fjetur Uorcester, Nju Jork, SHBA

Cdo tetor vizitoret mblidhen ketu per te pare nje aktor qe interpreton rolin e kaloresit pa koke, sipas personazhit te romanit “Legjenda e lugines se fjetur”. Aty mblidhen shume vizitore, zakonisht ata qe jane te pasionuar pas historive horror.

“Loch Ness” Invernes, Skoci

Shume njerez drejtohen ne “Loch Ness”, nje liqen me uje te paster ne malet skoceze ne kerkim te nje krijese te pakapshme dhe me gunge ne kurriz. Ajo konsiderohet si nje prej krijesave me misterioze dhe legjenda e saj daton qe ne shekullin e VI-te.

Ferma “Monte Cristo” Uellsi i ri jugor, Australi

Kjo shtepi e ndertuar ne fund te vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjete njerezve qe kane vdekur aty. Ato perfshijne nje vajze te mitur te pronarit, nje sherbetore shtatzene, te cilen e shtyne nga ballkoni dhe te nje kopshtari qe u vra nga nje vizitor qe po vinte ne jete filmin “Psycho”