Këtë fundvit, bëhu Babagjyshi i një dëshire fëminore!

 

Letrat e fëmijëve drejtuar Babagjyshit çdo fundvit nuk kanë se si të mbesin pa përgjigje. Këtë zgjidhje synon të sjellë këtë fundvit, projekti i Babagjyshit Sekret; një nismë sipërmarrjeje e konceptuar nga Organizata URA dhe kompania Connext. Për realizimin e idesë nevojitej zhvillimi i një platforme online dhe New Media Communications ishte e gatshme të jepte mbështetjen e saj menjëherë.

A keni besuar ndonjëherë në Babagjysh? A e keni patur dhe ju një të tillë? Po një sekret?

Pikërisht këtë frymë magjie, që ka munguar për disa breza, kërkon ta përcjellë anembanë vendit, këtë vigjilje festash, nisma“Babagjyshi Sekret”.

Babagjyshi Sekret filloi maratonën e vet të fundvitit në datën 6 Dhjetor me pranimin e letrave të dëshirave nga fëmijë të ciklit të ulët e të lartë 9-vjeçar nga mbarë vendi.

Po si funksionon Babagjyshi Sekret?

Përpos festimeve të zakonshme në sheshet dhe shtëpitë e shqiptarëve kishte ardhur koha për të sjellë diçka ndryshe këtë vit, të paktën për këtë vend. Duke qenë se në çdo kulturë, festat e fundvitit vërtiten rreth dhuratave për fëmijë si shpërblim për sjelljen e tyre të mirë, menduam të bëjmë të njëjtën, gjë, por që dhuratat sivjet t’ua sjellim në një mënyrë më misterioze që lumturon dhe marrësin, por dhe dhënësin.

Fëmija do kërkojë dhuratën e vet në mënyrën tradicionale: Me letër postuar në adresë të Babagjyshit i cili siç e dimë, jeton në Polin e Veriut. Mirëpo kush do i marrë këto letra, kush do i lexojë, kush do paketojë dhuratën dhe ta nisë në adresën e fëmijës?

Unë. Ti. Ajo. Ai.

“Siç do mirë-bërës anonim, Babagjyshi, mund të jesh ti.” Shprehet Uarda Koçi, Menaxhere e projektit.

Adresa për dërgimin e letrave nga çdo pikë e Postës Shqiptare drejtuar: Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47, deri më 25 Dhjetor.

kete-fundvit-behu-babagjyshi-i-nje-deshire-feminore-info-albaniaBashkohu duke u bërë babagjyshi i një dëshire fëminore, apo edhe duke nxitur një fëmijë të shprehë dëshirën e fundvitit. Për t’u bërë babagjysh, vizito platformën babagjyshisekret.al dhe rezervo letrën tënde, ndiq hapat dhe dhuro buzëqeshje.

Në pragun e festave të fundvitit, Babagjyshi aspiron në dërgimin e sa më shumë buzëqeshjeve tek ata, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë.

FËMIJË TË BUZËQESHUR, E ARDHME OPTIMISTE EDHE PËR SHQIPËRINË.

“Ndihemi të lumtur të japim mbështetjen tonë, për të realizuar diçka të mirë. Të vëmë në punë një “ingranazh“ nëpërmjet të cilit i japim mundësinë cilitdo të plotësojë një dëshirë për një fëmijë. Ideja e Connext ishte mjaft e bukur dhe në fundvit donim edhe ne të dhuronim diçka për fëmijët“ – shprehet Gerti Boshnjaku, CEO i New Media Communications.

Ajo në të cilën besojmë është zgjedhje e jona, por jeta do të ishte e papërballueshme nëqoftëse nuk do të besonim në asgjë.

Ndaj këtë fundvit UNË , TI, NE, zgjedhim të besojmë në Babagjyshin Sekret!

Më poshtë janë të treguara hapat që duhet të ndiqni për të dërguar letrat për Babagjyshin Sekret…

kete-fundvit-behu-babagjyshi-i-nje-deshire-feminore-info-albania

kete-fundvit-behu-babagjyshi-i-nje-deshire-feminore-info-albaniakete-fundvit-behu-babagjyshi-i-nje-deshire-feminore-info-albaniakete-fundvit-behu-babagjyshi-i-nje-deshire-feminore-info-albania