Keto 10 gabime ushtarake kane ndryshuar rrjedhen e historise boterore

Lidhur me artikullin:

Me 22 qershor te vitit 1941, Gjermania pushton Bashkimin Sovjetik me operacionin Barbarosa.

Operacioni u quajt Barbarosa per nder te Frederik Barbarosses, perandor i Shenjte romak dhe mbret i Gjermanise (1152 – 1190), qe kishte luajtur rol ne bashkimin e fiseve gjermanike.

Zbatimi i planit Barbarossa ishte autorizuar nga Hitleri me 18 dhjetor 1940, duke caktuar daten e fillimi me 15 maj 1941; por kjo date u shty per shkak se Gjermanise i duhej t’i shkonte ne ndihme Italise qe pesoi humbje ne luften me Greqine; keshtu sulmi ndaj Rusise u shty per me 22 qershor 1941 – shume historiane thone se kjo vonese solli edhe disfaten gjermane.

Sikur Operacioni Barbarossa te kishte filluar nje muaj me heret (ne maj dhe jo qershor), ushtaret gjermane nuk do te kishin provuar dimrin e ashper rus, dhe historia ndoshta do te ishte shkruar ndryshe.

Por ky nuk eshte vendimi i vetem i gabuar ushtarak ne histori. Jane te shumta vendimet e gabuara ushtarake. Me poshte, ju sjellim dhjete gabimet me te pafalshme qe ndikuan edhe ne ndryshimin e rrjedhes se ngjarjeve historike.

Salamina

Si gabimi i pare ushtarak cilesohet ai si Salamines. Dinakeri dhe taktike, por edhe marrezi dhe gabime te rende jane ingredientet qe, te perzier bashke, sollen fillimin dhe fundin e betejes se pergjakshme te Salamines, gjithmone e kujtuar si nje prej perplasjeve qe kontribuoi per t’u mbyllur perseve dyert e Greqise se lashte dhe bashke me te edhe Evropes. Dhjete vite pas humbjes se Maratones (shtator 490 p.e.s.) ushtria perse provoi serish qe te sfidoje greket. Kserksi urdheroi per lufte dhe menjehere nje seri qytetesh dhe provincash u dorezuan pa asnje rezistence: u gjunjezuan Thesalia dhe Teba, Etolia, Epiri dhe Cikladat lindore. Gjenerali grek Themistokliu, nuk iu pergjigj as ambasadorit te derguar prej mbretit per “te pasur tokat dhe ujerat”, domethene te nenshtrohej. I preu koken, jo per shkak te kerkeses se paturpshme, por per faktin qe e kish bere kete kerkese ne greqisht, nje gjuhe shume fisnike dhe e larte per t’u perdorur prej barbareve, siç i konsideronin greket perset. Menjehere nxit nje revolucion strategjik, pasi e kupton menjehere qe ushtria e madhe perse nuk mund te ndalej ne toke, pasi ishte shume me superiore, mbi te gjitha ne numra, se sa ajo greke. E vetmja shprese, pavaresisht rezistences shume te forte nga brenda dhe te aleateve spartane, eshte deti, “druri” i permendur dhe ndoshta i sugjeruar Orakullit te Delfit. Euribiadi, luftetar dhe admiral spartan, udheheq floten greke, por eshte strategu Themistokliu qe ben te gjithe lojen: nje skllav i tij dergohet tek Kserksi qe, i mashtruar, nis te besoje qe flota greke eshte e ndare. Mbreti pers nenvlereson forcat helenike dhe lejon te terhiqet ne Gjirin e Salamines – ngushtica qe lidh gjirin Saronik me ate te Eleusit – i shtyre edhe prej nxitimit per te mbyllur sa me shpejt fushaten e gjate.

Ne piken me te ngushte te gjirit te vogel jane te vendosura 378 anijet e medha greke, nga ana tjeter 720 anijet perse (1200 sipas Eskilit), anije te vogla qe ne det te hapur, dhe jo ne nje ngushtice, do te kishin mundur t’u benin bisht atyre greke. Linja e pare dhe pas saj te tjerat praktikisht shtypen prej anijeve te medha greke. Eshte nje katastrofe. Dymbedhjete ore luftime me vone ujerat jane skuqur prej me shume se 100 mije te vdekurve, greket kane humbur 40 anije, ndersa kundershtaret e tyre me shume se 200. Greqia shpeton dhe perset mposhten bashke me endrren e tyre per te krijuar perandorine e pare boterore.

Pushtimi i Rusise, Napoleon Bonaparti, qershor 1812

Ne kete pike te karrieres se tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gje tjeter veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesen me te madhe te Evropes qe refuzonte te behej aleate me te dhe kishte ushtrine me te madhe te mbledhur ndonjehere ne kontinent. Ruset u terhoqen ne territorin e madh te vendit te tyre dhe i vune flaken çdo gjeje. Napoleoni mberriti ne Moske per te gjetur vetem rrenojat e djegura. Gjate kthimit per ne shtepi nisen telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njesite e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkaterruese per ushtrine prej treçerek milioni ushtaresh.

Alamo, Gjeneral Santa Anna, shkurt 1836

Gjithe çeshtja ben fjale per nje fortese te vogel ne nje lendine. Santa Ana vendosi se garnizonit te perbere nga teksanet rebele i duhej mesuar nje mesim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Nderkohe qe ne pamje te pare dukej shume e lehte qe ky organizon i vogel te mundej qofte edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, per shkak te krenarise se Santa Anna-s kaloi dite te tera duke mos sulmuar posten e vogel. Kjo vonese e panevojshme i dha mundesine ushtrise teksane te perforcohej dhe te merrte pozicion me te mire.

Dhjami i derrave per pushket, maj 1857

Kjo ngjarje mund te mos jete shume e njohur per disa, por kjo eshte nje nga ato ngjarjet qe kane mbetur ne histori. Ne vitin 1857 nuk ishin prej tunxhi, por prej letre dhe per t’i mbushur ato duhej kafshuar fundi i plumbit dhe te hidhej pudra per te mbushur armen. Nderkohe, per plumbat ishte i nevojshem dhjami i derrave, mirepo ushtria britanike ndodhej ne Indi, ku derrat ishin te shenjte dhe nuk prekeshin. Si rezultat, ushtaret indiane refuzuan te prekin plumbat dhe kur ato u ndeshkuan nga drejtuesit e kolonise britanike, pjesa e tjeter u ngrit ne nje rebelim qe zgjati 13 muaj duke shkaktuar ate qe quhet rebelimi “Sepoy”.

Humbja e planeve te betejes, Robert E. Lee, shtator 1862

Gjate Luftes Civile Amerikane, nje nga cilesite qe e bente gjeneralin Robert E. Lee te Konfederates aq efektiv ishte fshehtesia, me te cilen levizte dhe vepronte. Trupat e tij dukej sikur shfaqeshin, luftonin dhe zhdukeshin me shpejtesi te jashtezakonshme. Mirepo, ne vitin 1862 kur gjenerali i forcave kundershtare, George McLellan po levizte per te zene ne befasi Lee-ne qendroi ne kampin ku ai kishte qendruar me pare, u perball me nje surprize. Nje ushtar gjeti nje cope leter ne toke, ku ishte gjithe plani i betejes.

Mosndjekja e armikut, Gjeneral George Meade, korrik 1863

Ne Luften Civile Amerikane, gjeneral George Meade beri nje gabim te pafalshem duke lene forcat kundershtare te gjeneral Lee-se te kalonin pa i sulmuar. Ne vend qe te sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’eshte i sigurt se per çfare po priste, por kjo eshte arsyeja pse me vone u thirr gjenerali Grant per ta zevendesuar ate. Nese Meade do te kishte sulmuar rebelet e mundur ne ate rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do te ishte sterzgjatur dhe per dy vjete te tjera dhe shume jete do te ishin kursyer.

Injorimi i armes “Gatling”, George A. Custer, qershor 1876

Zakonisht, mes ushtarakeve eshte ide e mire qe kur armet me te fundit jane te disponueshme te perdoren. Arma e re “Gatling Gun” ishte mitralozi me i hershem qe kaloi testet. Custer kishte dy deri ne kater te tille dhe mjaft municion, kur vendosi te asgjesonte nje “fshat te vogel indian” ne breg te lumit “Little Bighorn”. Arsyeja pse Custer nuk i perdori ato ishte sepse, sipas tij, mitralozet do te pengonin marshimin dhe te pengonin levizjen. Nje arsye tjeter pse ai vendosi te mos i perdorte ishte se nuk donte te turperohej para indianeve me arme te tilla. Po t’i kishte perdorur, mbase nuk do ishte mundur.

Pushtimi i Gallipoli, Winston Churchill, prill 1915

Churchill njihet per aftesite e tij dhe mendjen e mprehte. Por, ky s’eshte shembull i mprehtesise se tij. Churchill propozoi qe te hapej nje front i trete ne Mesdhe dhe te sulmonte Perandorine Osmane nepermjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua ne ishullin me te njejtin emer ne Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri me 9 janar 1916. Qellimi ishte nje sulm i perbashket ndaj Stambollit, por kjo tentative deshtoi mjaft keq me humbje te medha nga te dy palet duke rezultuar ne nje plan te llogaritur shume keq.

Pushtimi sovjetik, Adolf Hitler, shtator 1941

Ky eshte rasti ky Hitleri mund te zevendesohet me Napoleonin dhe Rusia me Bashkimin Sovjetik, e ne nje fare menyre paraqitet serish e njejta histori. Operacioni “Barbarossa” ishte pa dyshim rasti me i keq i dikujt qe nuk ka mesuar asgje nga historia dhe ka perseritur gabimin me te rende qe eshte bere ne historine ushtarake. Adolf Hitler ka shume te ngjare se ka menduar qe ajo qe i ndodhi gjeneralit te madh Napoleon Bonaparte nuk mund t’i ndodhte atij dhe vendosi te pushtonte Bashkimin Sovjetik. Rezultatet dihen.

Mikro-menaxhimi i luftes, Lyndon B. Johnson, gusht 1964

Lufterat eshte mire te menaxhohen nga profesionistet. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjate luftes se Vietnamit. Kjo nuk e pengoi ate te hidhte ne veprim luften qe do te shkaktonte humbjen e 60 mije ushtareve. Johnson e zgjeroi perfshirjen amerikane ne Vietnam sapo mori detyren, pas vrasjes se John F. Kennedy-t. Fatkeqesisht per trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe nje gje e tille e ben te veshtire fitimin e nje lufte.

Pushtimi i Afganistanit, Yuri Andropov, dhjetor 1979

Per shekuj me radhe, vendet jashte Afganistanit jane perpjekur te vendosin sundimin e tyre mbi afganet. Si rezultat, afganet jane eksperte ne luften guerile. Ne vitin 1979 sovjetiket vendosen te dergojne nje numer masiv trupash per te rrezuar qeverine komuniste ne Kabul. Kjo u pasua nga nje beteje e pergjakshme 10-vjeçare qe shkaktoi shume vdekje. Per vite me radhe helikopteret sovjetike gjurmonin luginat per te kapur luftetaret afgane. Sovjetiket humben 15 mije njerez dhe nuk fituan asgje si kembim.