Keto jane 50 datat me te rendesishme ne historine e Botes

Qe nga shpikja e rrotes deri tek renia e komunizmit ne Evrope. 50 datat e rendesishme ne historine e botes

Historiani i njohur, Richard Overy, redaktori i “Historia e plote e botes” e botuar nga e perditshmja angleze “The Times”, ka zgjedhur datat qe ai beson se kane influencuar me shume njerezimin. Zgjedhja e 50 datave me te rendesishme ne historine e botes eshte nje pune tmerruese. Dy persona te ndryshem nuk do te zgjidhnin kurre te njejten 50-she. Çfaredolloj liste do te sillte reagime “perse u la ajo date jashte? Perse s’eshte vene kjo tjetra?”

Datat e rendesishme nuk jane njesoj si datat e njohura nga te gjithe. Çdo femije ne shkolle i njeh mire datat qe kane patur rendesi ne historine e vendit ku eshte rritur. Ai ka degjuar edhe per betejen e Vaterlose, dhe per fat te mire kjo date perfshihen ne kete liste. Asnje date para fillimit te qyteterimit njerezor rreth 5500 vite me pare dhe fillimit te historise se shkruar dhe piktoriale nuk eshte dhene. Disa data nuk jane shume te qarta, pjeserisht sepse nuk dihet viti i sakte ne te cilen te thuhet se “eshte shpikur rrota”, me gjithe rendesine e saj te madhe; pjeserisht per shkak te te dhenave qe historianet kane, madje dhe ngjarjet qe kane ndodhur ne epoken tone mund te jene vene gabim; pjeserisht per shkak se kulturat orale ose nuk kane as kronologji ose jane spekulative.

Çeshtja e gjeografise do te thote se lihen jashte shume data nga historia e Evropes per te lene hapesire per data nga Kina e lashte, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia e botes eshte globale, edhe pse pjesa me e madhe eshte dominuar nga Evropa. Perse atehere keto 50 data dhe jo te tjera? Historia njerezore eshte nje histori e gjere dhe komplekse, por shoqeria njerezore ka funksionuar gjate 5 viteve te kaluara vetem per shkak te disa shpikjeve dhe zbulimeve. Per kete arsye rrota, plugu, velat dhe ora ndodhen ne kete liste.

Shoqerite njerezore jane mbajtur bashke nga feja, dhe kjo eshte arsyeja pse ketu ndodhen disa prej themeluesve me te medhenj te besimeve fetare. Besimi fetar lidh boten moderne me 2 apo 3 mije vitet e kaluara. Çdo dite, me miliona njerez lexojne Biblen, nje dokument i nje bote krejt te humbur. Ngjarjet politike nuk jane aq te rendesishme, por ndonjehere ato formojne te ardhmen ne menyra thelbesore. Per kete arsyen ne liste ndodhet dhe data e unifikimit te Kines. Kina eshte ende nje shtet i madh i unifikuar, qe ze te njejten zone qe zinte 2 mije vite me pare. nese persianet do te kishin shfarosur Greqine e Lashte, apo sikur kartagjenasit te kishin shkaterruar Romen, bota klasike do te kishte qene shume ndryshe. Lindja dhe renia e komunizmit ne shekullin e 21-te ndikoi jeten e shume miliona njerezve.

Se fundmi, inteligjenca dhe krijimtaria njerezore formuan menyren se si ne mendojme per boten. Fizika njutoniane, teoria e relativitetit te Ajnshtajnit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit e kane bere boten nje vend krejt te ndryshem. Sikur te kishte vend, Koperniku, Gete apo Niçja dhe me qindra mendimtare joevropiane do te ndodheshin ne liste. Lista ka data qe kane ndryshuar menyren se si shoqeria njerezore eshte zhvilluar per te mire e per te keq gjate 5 mijevjeçareve te kaluar.

Zgjedhja e historianit

1- 3500 para Krishtit: Shpikja e rroges dhe plugut ne Mesopotami (Iraku i tanishem); shpikja e veles ne Egjipt; tri shpikjet thelbesore per tregtine, agrikulturen dhe eksplorimet.

2- 3200 para Krishtit: Shpikja e shkrimit ne Mesopotami: mjeti i regjistrimit dhe kuptimit te historise njerezore.

3- 3000 para Krishtit: Themelimi i qyteteve te para ne Sumeria (Iraku i tanishem): origjina e strukturave moderne sociale dhe administrative.

4- 1600 para Krishtit: Shpikja e alfabetit modern: mjeti esencial i komunikimit dhe koncepteve dhe kultures komplekse.

5- 1600 para Krishtit: Fillimi i qytetarise greke: esenciale per trashegimine perendimore dhe rrenjet e matematikes, filozofise, mendimit politik dhe mjekesise.

6- 753 para Krishtit: Themelimi i Romes: perandoria romake eshte nje shtylle e epokes moderne, duke prodhuar ide per drejtesine, ligjin, inxhinierine dhe luften.

7- 670 para Krishtit: Shpikja e punes me hekur: metalurgjia eshte çelesi i zhvillimeve te metejshme teknike, ekonomike dhe ushtarake.

8- 551 para Krishtit: Lindja e Konfucit, babai i nje prej sistemeve me te medha filozofike ne bote.

9- 490 para Krishtit: Beteja e Maratones: greket sprapsin nje pushtim persian, duke bere te mundur mbijetesen e kultures dhe shkences greke.

10- 486 para Krishtit: Lindja e Budes, themeluesi i nje prej besimeve me te medha ne bote.

11- 327 para Krishtit: Perandoria e Aleksandrit te Madh arrin ne Indi: shembulli i pare i marredhenieve reciproke te dhunshme mes Evropes dhe Azise.

12- 202 para Krishtit: Hanibali mundet nga Roma: fitorja eshte thelbesore per te siguruar mbijetesen dhe zgjerimin e qyteterimit romak.

13- 27 para Krishtit: Themelimi i Perandorise Romake: ky eshte fillimi i periudhes klasike te dominimit romak ne Evrope dhe ne Mesdhe.

 

14- Rreth vitit 5 para Krishtit: Lindja e Jezu Krishtit, themeluesi i shume degeve te krishterimit. Data e sakte eshte ne diskutim.

15– 105 pas Krishtit: Perdorimi i pare i letres moderne: letra zevendesoi gurin, papirin, drurin si mjet me i lire dhe i pershtatshem.

16- 280 pas Krishtit: Unifikimi i Kines nen dinastine perendimore te Chin-it krijon format politike te Kines moderne.

17- 312: Perandori romak Konstandin konvertohet ne te krishtere: kjo beri te mundur qe krishterimi te perhapet ne te gjithe Evropen.

18- 476: Renia e Perandorise Romake ne Perendim i jep fund 800 viteve te dominimit. Fillon krijimi i Evropes moderne.

19- Rreth vitit 570: Lindja e Muhamedit, themeluesi i nje prej besimeve me te medha ne bote.

20- Rreth vitit 730: Shpiket shtypi ne Kine: nje mjet esencial per komunikimin masiv, administrimin dhe shperndarjen kulturore.

21- 800 pas Krishtit: Charlemagne kurorezohet Perandor i perandorise se re perendimore. Kjo shenoi piken ne te cilen Evropa filloi te ri-integrohet. Perandoria e Shenjte Romake zgjat edhe 1 mije vite.

22- 1054: Ndarja e Kishave te krishtera greke dhe latine ndan krishterimin nje here e mire ne dy gjysma gjeografike.

23- 1088: Themelohet Universiteti i pare ne Bolonje, Itali: fillimi i konceptimit modern per arsimin e larte dhe diturine universitare.

24- 1206: Genghis Khan fillon pushtimin ne Azi. Kjo ka nje impakt te rendesishem ne zhvillimet aziatike dhe levizjen e njerezve.

25- 1215 – Magna Karta nenshkruhet nga mbreti John ne Runnymede: kjo shenon origjinen e konceptit modern te sundimin kushtetues.

26- 1453: Renia e Kostandinopojes per turqit otomane: Fillojne 500 vitet e dominimit turk ne Mesdheun Lindor, Afriken e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

27– 1455: Libri i pare i printuar me shtypje te levizshme: Revolucioni i Johannes Gutenberg ne teknologjine e printimit ben te mundur leximin masiv.

28- 1492: Kristofor Kolombi zbulon Boten e Re, duke e sjelle Ameriken ne sistemin tregtar/kulturor te botes.

29- 1509: Shpikja e ores: thelbesore per ekonomine dhe administraten moderne.

30- 1517: Martin Luter paraqet reformimin. Eshte fillimi i krishterimit protestant dhe idese se individualizmit fetar.

31- 1519: Cortes fillon pushtimin e Amerikes se Jugut, e cila behet pjese e sistemit te gjere ekonomik dhe politik ne bote.

32- 1564: William Shakespeare lind: ne veprat e tij shkruhen pohime esenciale per shoqerine njerezore.

33- 1651: Publikohet “Vigani” i Thomas Hobbes: Eshte origjina e idese moderne te shoqerise civile, barazise para ligjit dhe individualizmi egoist.

34- 1687: Isak Njutoni publikon “Principia Mathematica”, themeli i fizikes moderne.

35- 1776: Shpalla e Pavaresise ne Amerike percakton evolucionin politik te Botes se Re dhe lindjen e pushteti amerikan.

36- 1789: Revolucioni francez shenon ndarjen thelbesore me traditen e monarkise; “te drejtat e njeriut” hidhen ne leter.

37- 1815: Beteja e Vaterlose: perfundon perandoria napoleonike dhe bashke me te, ambicia e Napoleonit per te sunduar dhe reformuar ne te gjithe Evropen.

38- 1825: Ndertohet lokomotiva me avull, gje qe shenon fillimin e epokes se hekurudhave, mjetit te lire dhe te shpejte te transportit.

39- 1859: Publikimi i “Origjines se specieve” te Darvinit. Teoria e tij e evolucionit transformon pikepamjen e njerezimit ndaj mjedisit te rij, dhe besimit tek Perendia.

40- 1885: “Benz” nderton makinen me karburant, gje qe shenon fillimin e revolucionit me te thelle teknik dhe shoqeror te epokes moderne.

41- 1893: Ne Zelanden e Re grate votojne. Kjo faze shenon barazine e plote politike te gruas.

42- 1905: Teoria e Ajnshtajnit per relativitetin publikohet. Kjo transformon njohurine moderne fizike.

43- 1917: Revolucioni rus krijon shtetin e pare revolucionar.

44- 1918: Fundi i Luftes se Pare Boterore: perandorite e Habsburgut dhe otomane shemben; rivizatohet harta e Evropes dhe Lindjes se Mesme.

1939: Shperthimi i Luftes se Dyte Boterore: 50 milione njerez vdesin ne te gjithe boten ne vitet 1939-45, ne konfliktin me te madh e me te tmerrshem ne bote, e cila i jep fund imperializmit te gjate.

46- 1945: Fundi i Luftes se Dyte Boterore; kur detonohet bomba e pare berthamore, njerezimi gjen menyren per te shkaterruar veten.

47- 1949: Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si nje territor i vetem unik me nje administrate te perbashket dhe nje ekonomi moderne.

48- 1959: Shpikja e çipit prej silikoni eshte nje shpikje e madhe teknologjike e shekullit te kaluar, duke hapur rrugen e epokes se kompjuterit.

49- 1960: Del ne qarkullim pilula e pare kontraceptive per grate, te cilat tani mund te bejne zgjedhjet e tyre biologjike per riprodhimin.

50- 1989-90: Kolapsi i regjimeve komuniste ne Evrope: shenon fundin e eksperimentit te gjate komunist; edhe komunizmi ne Azi transformohet.