Keto jane kombetaret me te dobeta ne Europe

Gjermanet dolen hapur dhe kane te drejte pasi per perfaqesuese te tilla si ajo e pancerave ndeshjet ndaj ekipeve si San Marino eshte mire te mos i luajne fare. Ne Europe do te ishte me mire te ndryshohej formati i kualifikueseve sepse disa skuadra si per shembull, Gjibraltari, San Marino apo Andorra nuk e kane potencialin per te perballur as me skuadra mesatare e jo me e me gjigandet e kontinentit, sic jane Gjermania, Spanja, Italia, Franca, Portugalia e Anglia.

Per te kuptuar se cilat jane perfaqesueset me te dobeta ne Europe mjafton ti hedhim nje sy renditjes se Fifa. Gjibraltari pozicionohet ne vendin e 205-te, pikerisht ne ate te fundit perkrah skuadrave te tilla Tonga, Somalia dhe Bahamasi. E dyta me e dobet ne Europe eshte Andorra qe renditet e 203-ta ne Bote, per te vazhduar me San Marino, Lihtenshtejnin e Malten.

Rekordin persa i perket ndeshjeve pa fitora e mban Andorra. Vendi i vogel ne kufi me Spanjen dhe Francen  ka plot 86 ndeshje qe nuk fiton, me triumfin e fundit qe daton 12 vite me pare ne shtepi ndaj Maqedonise. Ecuria negative e Andorres eshte nje rekord absolut sepse Luksemburgu nga 1995 ne 2006-ten regjistroi 82 ndeshje pa fitore.