Kevin Durant: “Erdha ketu per te fituar tituj”

Lidhur me artikullin:

Prezantohet Kevin Durant. Vetem pak dite pasi firmosi zyrtarisht per Golden State Warriors, 27-vjecari nga Washington D.C foli per here te pare perpara gazetareve si basketbollisti me i ri i nenkampioneve te NBA.

Te Golden State ashtu si te Oklahoma City Thunder, Durant do te mbaje veshur fanellen me numrin 35. Me Kevin ne perberje, Warriors shnderrohen ne nje skuader akoma edhe te frikshme duke patur parasysh edhe yjet e tjere qe luajne me ekipin nga Oakland si Stephen Curry, Klay Thompson apo Draymond Green.

Durant i cili firmosi nje kontrate 2-vjecare me Golden State nga e cila do te perfitoje ne total 54.3 milione Dollare, u shfaq shume shume i lumtur qe sezonin e ardhshem do te luaje me nje nga skuadrat me te mira per momentin ne Nba.

”Zgjodha Golden State Warriors sepse dua te fitoj. E di qe vendimi im per te luajtur me skuadren nga Okaland nuk u ka pelqyer njerezeve dhe ka zhgenjyer tifozet e Oklahomas por dua tu bej te ditur te gjitheve se edhe per mua nuk ka qene e thjeshte. Ishte nje vendim i vuajtur dhe i veshtire. Mbremjen mes 3 dhe 4 Korrikut shkova u shtriva ne shtrat dhe nuk e dija ende se me ke skuader do te luaja sezonin e ardhshem. Pastaj ne oren 7 te mengjesit kur u zgjodha u tashme te gjitheve do te jem pjese e Warriors”.

“Jam i kenaqur me hapin qe ndermora ne karrieren time, shpresoj te fitoj te pakten nje titull me Golden State dhe jam i sigurt qe do tia dal nenvizoi me pas Kevin Durant”.

Ne prezantimin e 27-vjecarit ishte i pranishem edhe trajneri i Warriros, Steve Kerr. Ky i fundit e cilesoi Durant si nje nga goditesit me te mire ne Nba nderkohe qe theksoi se Kevin eshte gjithashtu edhe nje mbrojtes fantastik. Ai eshte nje lojtar i kompeletuar dhe jam i lumtur qe ne sezonin e ardhsem do te stervis nje basektbollist si Kevin Durant u shpreh ne fund te deklarates se tij Steve Kerr