KiE: Ndarja e re, edhe pa opoziten

Teksa reforma territoriale eshte ne fazen e permbylljes se varianteve finale nga qeveria, te cilat pas dy ditesh do te paraqiten ne Komisionin parlamentar, Daniel Popesku, Drejtor i Qendres se Ekspertizes per Reformen ne qeverisjen vendore i Keshillit te Europes, per Top Channel tregon kush do te jete ndikimi i saj.

Me nje eksperience me mbi 20 vjet ne te gjitha vendet europiane qe e kane kryer me heret kete proces, nga te cilat 17 vjet si funksionar i KiE, Popesku rendit te parat perfitimet e pritshme qe jane ato ekonomike.

“Reforma vjen me nje sere avantazhesh, i pari dhe me i rendesishmi i te cileve lidhet me ekonomine e shkalles, qe do te thote bashkime me te medha dhe sherbime me kosto me te ulet per njesi, perfshi edhe ato administrative. Pritet qe numri i qytetareve qe do te sherbehen do te jete me i madh, si dhe cilesia e sherbimeve te ofruara te rritet per shkak se njesite e medha mund te kene akses dhe nje staf me te kualifikuar”, tha Popesku.

Cili eshte modeli qe Shqiperia duhet te ndjeke. Drejtori i Qendres se Ekspertizes per Reformen ne qeverisjen vendore i Keshillit te Europes thote se i takon Shqiperise ta vendose kete, pasi vende te ndryshme kane ndjekur modele te ndryshme.

Disa vende e kane kryer reformen shume shpejt dhe me nje faze brenda 1-2 vjeteve, perfshire ketu harten, ndryshimet ligjore dhe vendosjen e strukturave te reja ne veprim. Vende si Letonia, Lituania dhe Greqia kane vepruar ne kete menyre.

Vende te tjera kane pershtatur nje proces me dy faza, ku faza e pare perfshin incentiven per bashkim vullnetar, ndersa faza e dyte vijon ne formen e ndryshimeve legjislative. Kjo ka ndodhur ne Finlande dhe Danimarke, por eshte nje proces qe merr me shume kohe.

A eshte e plote reforma territoriale, nese ajo prek vetem nivelin e pare dhe jo qarqet apo rajonet?

“Ne kushte ideale kerkohen tre elemente per kryerjen e nje reforme kaq te madhe. Duhet te kete: 1) Reforme territoriale ne nivelin e pare, 2) Vendimmarrje te qarte ne lidhje me qarqet, dhe 3) Me shume decentralizim, qe lidhet me kompetencat e njesive te reja me te medha. Keto mund te behen njera pas tjetres. Reforma e qeverisjes vendore eshte nje proces, qe nuk mbaron kurre. Franca, 32 vjet pas kryerjes se reformes se decentralizimit, eshte duke disktuar tani per reformen e rajoneve. Keto jane gjera qe gjithmone kane nevoje per t’u ripare, numri i njesive, kompetencat, permasat e tyre etj”, shprehet me tej Popesku.

Ne kushtet kur opozita po refuzon te marre pjese ne proces, a mund te behet reforma territoriale vetem nga njera pale politike?

“eshte nje vendim qe i takon shoqerise shqiptare. Teknikisht mund te them po! Kjo mund te behet edhe vetem nga nje pale politike, nese eshte mbeshtetja qytetare per kete. Por, Komiteti i Ministrave i Keshillit te Europes ka rekomanduar, qe ky proces duhet te jete sa me perfshires te jete e mundur. Ne kete kuptim, duhet te perfshihet opozita, pushteti lokal, organizatat e tyre perfaqesuese dhe qytetaret gjithashtu. Ne inkurajojme fort te gjithe aktoret te jene te perfshire, ta monitorojne dhe te kontribuojne ne kete proces, per te shmangur probleme qe mund te vijne nga mungesa e diskutimeve te mjaftueshme, apo e monitorimit”, theksoi Popesku.

A do te kete ndikim elektoral dhe te ciles forme?

“Gjithmone ka ndikim. Ajo qe duhet shmangur eshte fenomeni i “Gerrymendering”, pra dizenjimi i hartes, qe avantazhon njeren pale ne rezultatin elektoral. Ka edhe ndikime te tjera, qe jo domosdoshmerisht duhen shmangur, por adresuar. Gjithsesi, reforma nuk do sjelle avantazhe brenda nates. Pra, nuk duhet te prisni mrekulli nga Reforma Administrativo-Territoriale. Rezultatet do te vijne ngadale, te shtrira ne kohe dhe ne do te shohim rezultatet ndoshta ne 5-10 vjet. Nuk do jene rezultate dramatike, por rezultate progresi gradual”, perfundoi Popesku. / Top Channel