Kimmich: “Idhulli im eshte Xavi Hernandez. Jam rritur duke pare ndeshjet e tij”

Lidhur me artikullin:

Talenti i Bayern, Joshua Kimmich, ka nje stil loje te ngjashem me lojtaret e Barcelones dhe mbase kjo eshte arsyeja pse ai frymezohet nga nje legjende e klubit katalanas, pikerisht Xavi Hernandez. Sivjet mesfushori ka shenuar shtate gola ne 12 ndeshje, duke u bere gjithnje e me i rendesishem per rekordmenet.

“Xavi ka qene shembulli im gjate rritjes. Ai ishte nje lojtar shume, shume i mire, teknikisht shume i mire, nje lider. Ai mund te drejtoje skuadren dhe eshte nje lojtar ekipi absolut. Ai e di saktesisht se si te kombinoje me shoket e tij te skuadres dhe te vendose veten ne sherbim te tyre. E shoh si shembull per veten, sepse ai nuk kishte te njejtin fizik me te tjeret”, – u shpreh 21-vjeçari per sajtin zyrtar te UEFA-s.

Kimmich ka fatin qe te stervitet çdo dite me kapitenin Philipp Lahm ne Mynih (por edhe me veterane si Arjen Robben, Xabi Alonso apo Franck Ribery) dhe tha se mbrojtesi i djathte eshte gjithashtu nje figure kryesore per te.

“Philipp-in gjithashtu e kam shembull. Ka shume pak lojtare ne bote, te cilet luajne ne menyre kaq konstante sa ai. Nuk gjej dot tri performanca te dobeta te tij dhe kete cilesi nuk e kane shume lojtare. Lojtaret gjithnje gjykohen duke u bazuar te ndeshjet e tyre te dobeta dhe Philipp veshtire se ka nje“, – perfundoi ish-lojtari i RB Leipzig, i transferuar per 8 milione euro ne “Allianz Arena”, kur trajner i bavarezeve ishte Pep Guardiola.