Kina, nje parajse per futbollistet. Lavezzi dhe Ibrahimovic po joshen

Lidhur me artikullin:

Ezequiel Lavezzi duket prane largimit nga Paris Saint Germain. Destinacioni me i mundshem i sulmuesit eshte Kina, me oferten nga Shangai Shenhua.

Konfirmimi vjen nga trajneri i kampioneve te Frances, Laurent Blanc, qe nuk i fshehu bisedimet e lojtarit 30-vjeçar me klubin e Superliges kineze.

Sipas trajnerit te parizieneve, Ezequiel Lavezzi po negocion rreth transferimit ne Azi, megjithate klubi mund te vendose ta mbaje ne kontingjent te pakten deri ne ndeshjen e pare te 1/8 e Champions ndaj Chelsea. Transferimi duket thjesht dhe kjo eshte arsyeja perse zyrtarizimi i marreveshjes mund te shtyhet edhe per disa dite.

Perveç argjentinasit, ne Kine enderrojne edhe yllin e madh te Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic. I interesuar mbetet gjithmone klubi i Shangai Shenhua, qe provon te joshe sulmuesin suedez, duke perfituar edhe nga fakti se lojtarit i skadon kontrata ne fund te ketij sezoni.

Nese do te zgjidhte te transferohej ne Kine, Ibrahimovic, do te kishte rroge me vlere 18 milione euro bruto ne sezon. Shifra eshte e njejte me ate qe sulmuesi perfiton aktualisht te PSG.