Kjo eshte shuma e transaksioneve Kosove-Panama

Nga njera prej firmave me te medha ligjore ne Panama, “Mossack Fonseca”, kane rrjedhur dokumente qe zbulojne se si pushtetare ne gjithe boten perdorin kompani te huaja, per te fshehur miliarda dollare pasuri jashte vendeve te tyre.

Te dhenat dhe 11 milione dokumentet e publikuara nga nje grup i madh mediash dhe gazetaresh ne bote kane zbuluar aferen me te madhe e cila tanime po emertohet si “Panama Papers”.

Ne kete afere jane zbuluar miliona euro te fshehura nga lidere dhe ish-lidere e udheheqes te vendeve te ndryshme ne bote, shkruan Telegrafi.

Ne Shqiperi thuhet se jane te pakten 22 veta qe kane para dhe kompani “offshore” ne parajsen fiskale te Panamase, por deri me tani jane publikuar vetem dy emra.

E ne Kosove ende nuk ka dale as nje emer por nuk perjashtohet mundesia qe te kete aksione kompanish, para te cilat jane pastruar ne vendet me parajsa fiskale.

Telegrafi ka siguruar te dhena te cilat tregojne se ndermjet Republikes se Kosoves dhe shtetit te Panamase ka pasur transaksione bankare.

Keto transaksione bankare nga Kosova per ne Panama dhe anasjelltas nuk kalojne shuma te medha.

Zyrtaret e Bankes Qendrore te Kosoves kane treguar per Telegrafin se transaksionet jane kryesisht transfertё per pagesa te shkembimeve tregtare dhe shpenzimeve qeveritare.

“Sa i perket vleres se transaksioneve bankare me shtetin e Panamas, kemi te bejme me vlera te vogla. Konkretisht ne vitin 2014 vlera e te gjitha transaksioneve hyrese dhe dalese eshte 254,325 euro, ndersa ne vitin 2015 eshte 240,623 euro. Prej tyre pjesa me e madhe jane pagesa per import te mallit, per pagat e sherbyesve civil dhe sherbime tjera qeveritare”, ka thene Besnik Kada per Telegrafin, zedhenes ne Banken Qendrore te Kosoves.

/Telegrafi