
Keto batanije te medha thuren nga 27 vjeçarja Anna Marinenko.
Dyqani i saj ne Etsy eshte shume i famshem me mbi 50,000 “admirues” – njerez qe e kane pelqyer dyqanin e saj. Dyqani gjithashtu ka mbi 80,000 ndjekes ne Instagram dhe 28,000 ndjekes ne Facebook me fansa nga e gjithe bota.
Ajo ka fituar kaq shume popullaritet dhe tanime ajo ka website-in e saj personal.
Marinenko eshte nga Kiev, Ukraine, dhe filloj te thurte batanije perpara nje viti me duart e saj ne vend te shtizave pasi gjeti nje rrote te madhe leshi merino.
“Nje dite une pashe nje material jo te zakonte i cili menjehere zgjoi imagjinaten time,” ka thene ajo.
“Une nuk kam shtiza per te thurur, keshtuqe vendosa te thur duke perdorur duart e mia.”
Batanija qe ajo beri kishte qepje gjigante.
Marinenkos i pelqeu estetika – nje batanije e lehte dhe e bute qe e beri thurjen objektivin kryesor – dhe ajo vendosi te blinte me shume tura.
“Nuk eshte nje teknike e re,” ka sqaruar ajo, por ishte krijimi i dyqanit te saj te sukseshem Etsy, ku ajo tanime tarifon rreth $900 per nje nga batanijet e saj gjigande dhe luksoze.
Edhe pse ajo nuk tregoi se ku i merrr rrotullat apo sa kushtojne ato, ajo tha se çdo batanije i kushtonte asaj goxha kohe dhe para per t’u realizuar.
Ne website-n e saj, Marinenko shet tura ne gjashte ngjyra te ndryshme ku per nje rrotull mund te paguash $60 deri ne $109, te cilat mund te bejne nje batanije rreth 80 apo 127 cm te gjate – me te njejtat permasa si batanija e vogel e Marinenkos qe kushton $295.
Batanija e saj me e madhe eshte 152 cm e gjate dhe afersisht 213 cm e gjere.
Ohhio nuk eshte i vetmi ne kete biznes batanijesh gjigande ne Etsy, por ai eshte nje nder me te famshmit. Komentuesit ne faqen e saj jane te pafundem.
“Kjo eshte e mrekullueshme majde dhe bashkeshorti im, i cili filloj te tallej per permasat e tij, rri me te gjithe kohes,” ka komentuar nje blerese. “eshte batanija me e mire me te cilen mund te mbulohesh.”
“Une e bleva kete si nje dhurate per gruan time dhe ajo e pelqen shume,” ka thene dikush tjter. “Eshte luksoze, shume e bute dhe duket shume bukur.”
Ajo shpreson qe nje dite te kete dyqane kudo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe qytetet e Europes. Nese popullariteti i saj eshte nje tregues, Marinenko eshte rruges per te arritur kete nivel suksesi.
Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al