Kjo quhet besnikeri. ‘Cmenduri’ ta le ekipin tim per Realin ose Barcelonen

Lidhur me artikullin:

Marco Reus ka treguar edhe njehere se sa shume eshte i lidhur me skuadren e tij te zemres, Borussia Dortmund.
Ylli gjerman, Marco Reus, ka folur per te ardhmen e tij duke konfirmuar edhe njehere dashurine qe ka per klubin e Dortmundit si dhe qendrimin ne ‘Signal Iduna Park’.

Per anesorin gjerman Dortmundi eshte primare para skuadrave te medha si Real Madrid apo Barcelona.

“Mendoj se tek Dortmundi jam shume here me mire se tek Reali apo Barcelona. Jam i afte te jam gjithçka per klubin tim dhe ketu kam shume miq, ndaj do te ishte marrezi te hiqja dore nga gjithçka”.

“I falenderoj te gjitha klubet evropiane qe interesohen per mua, duke m’i rritur vlerat, por dua te bej te ditur se nuk mendoj aspak ta braktis Dortmundin”, ka deklaruar Reus per ‘Sports Total’.

Burimi: Telegrafi