Klajda Gjoshaj: Pritshmerite per statusin

 

Jemi me afer se kurre marrjes se statusit kandidat, por cila do te jete axhenda e krereve me te larte te qeverise, por edhe te shtetit deri ne muajin qershor kur do te jepet vendimi i Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian.

E ftuar ne “Revisten Televizive te Mbremjes” ministria e Integrimit, Klajda Gjosha eshte shprehur se procesi i integrimit deri ne anetaresimin ne BE eshte nje çeshtje qe i perket te gjithe Shqiptareve dhe duhet te qendroje prioritet mbi gjithçka tjeter.

Pandi Gjata: Referuar deklarates se zotit Rama, por edhe axhendes qe ju patet javen e shkuar ne Bruksel, sa afer statusit jemi?

Klajda Gjosha: Ne jemi shume afer dates ku do te diskutohet per statusin kandidat te Shqiperise, pasi Keshilli do te mblidhet ne qershor. Per ne kjo kohe ka qene teper intensive, e mbushur me shume takime. Takimi i Keshillit te Stabilizim-Asocimit ishte vetem njeri prej tyre, ku pjesemarrje kryesore ishte e imja, Ministri i Jashtem dhe kryetarja e Komisionit te Integrimit, nga pala shqiptare ishte nje mesazh teper pozitiv i dhene, pasi mazhoranca dhe opozita u perfaqesuan se bashku, kjo ishte kryesore. eshte teper e rendesishme qe mazhoranca dhe opozita te jene pro marrjes se statusit, pavaresisht atyre problemeve te vogla qe gjithmone ekzistojne mes dy paleve.

Pandi Gjata: Ju flisni per nje ze te perbashket mazhorance-opozite, por tensionet ne javet e fundit ne Shqiperi jane shtuar. A mund te ndikoje kjo klime ne çeshtjen e statusit?

Klajda Gjosha: eshte e vertet qe klima ka qene pak e renduar. Mos harrojme qe sa here Shqiperia pret te marr vendime shume te rendesishme, kultura shqiptare nuk po bene hapin perpara per te ndihmuar nje vendimarrje per vendin. Klima e momentin nuk eshte shume pozitive, por akuzat e ardhura nga opozita nuk jane te nje niveli paresor sepse te gjitha akuzat i perkasin me pas drejtesise per te vendosur nese ato jane te verteta apo jo. Çeshtja e diteve te fundit e heq vemendjen nga ato qe jane thelbesore ne vend.

Pandi Gjata: Pra, a mund te ndikoje kjo klime?

Klajda Gjosha: Gjithçka mund te ndikoje. Shpesh here i kam bere thirrje opozites se procesi i integrimit deri ne anetaresimin ne BE eshte nje çeshtje qe i perket te gjithe Shqiptareve dhe duhet te qendroje prioritet mbi gjithçka tjeter.

Pandi Gjata: Ku do te fokusohet axhenta, e juaja, por edhe e qeverise ne keto jave te mbetura?

Klajda Gjosha: Marredheniet bilaterale gjithmone kane qene kryesore, sa me te mira te jene marredheniet mes vendeve patjeter qe jane pjese e nje vendimi pozitiv. Ne kemi pasur nje vizite shume te rendesishme ne Gjermani, bashke me Kryeministrin Rama. Une kam qene gjate gjithe kohes ne levizje, duke qene ne Bruksel disa here dhe ne vende te tjera anetare. Do te kemi nje vizite zyrtare te Kryeministrit ne Holande, po planifikohet Franca, nderkohe qe Danimarka eshte mbuluar mjaft mire nga kryetari i Parlamentit me nje grup anetaresh te tij, ku eshte diskutuar edhe per çeshtjen e statusit. Te gjitha keto vende qe kane qene skeptike gjate dhjetorit do te mbulohen me nje axhente teper te zgjeruar nga e gjithe qeveria, por edhe nga Parlamenti.

Pandi Gjata: Duke perjashtuar Gjermanine, nisur edhe nga deklaratat e Merkel, qendrimi i Danimarkes, Frances, Holandes, por edhe Britanise si eshte perceptimi krahasuar me muajin dhjetor?

Klajda Gjosha: Une nuk do te shprehesha asnjehere per qendrimin e tyre edhe per vet faktin se nuk e di personalisht dhe askush nuk mund ta di ne keto momente, te gjitha vendet anetare e ruajne voten e tyre dhe do te na duhet te presim diten finale per te kuptuar nese ato do te kene nje qendrim pozitiv ndaj Shqiperise.

Pandi Gjata: A do te jete Gjermania ‘lokomotiva’ e ketyre vendeve nga ato qe jane thene deri tani?

Klajda Gjosha: Une them qe te gjitha keto vende kane identitetin e tyre dhe gjithsecili nga vendet deshiron te luaj karten e tij. Une shpresoj shume qe kete radhe Shqiperia te vleresohet ne baze te teknikaliteteve dhe arritjeve qe ka pasur muajt e fundit dhe jo ne ane politike.

Pandi Gjata: Jeni njohur me rekomandimin e te Komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle ne konfidencat apo ne biseden qe keni pasur, ka folur per nje rekomandim me te fort se ne muajin dhjetor? Çfare do te kete me te forte se ne dhjetor, pas pak javesh?

Klajda Gjosha: Nuk kemi me nje qeveri te re, siç u shprehen edhe vendet anetare, te cilat kerkuan edhe me shume kohe per te pare qe qeveria eshte e vendosur per te vazhduar me masat kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Po behet fjale per nje qeveri te konsoliduar, ku tashme te gjitha planet e punes jane vene ne zbatim, te gjitha afatet dhe limitet kohore jane zbatuar, te gjitha keto te paraqitura edhe prane Komisionit Europian sepse nje pjese e progres-raportit pergatitet nga vet institucionet shqiptare. Ky proces eshte shume i gjate, me nje plan pune te detajuar, kete radhe jo si ne dhjetor vetem per krimin e organizuar dhe korrupsionin, por i fokusuar mbi 5 prioritetet kryesore, siç eshte edhe reforma ne drejtesi, te drejtat e njeriut dhe reforma ne administraten publike. Kete here Komisioni nuk do te bazohet vetem ne statusin kandidat, por shkon deri ne hapjen e negociatave, ky eshte nje proces shume kompleks. Te gjitha arritjet e ketij plani do te diskutohen edhe ne dialogun e nivelit te larte, ku tashme jane bere 2 takime.

Pandi Gjata: Nje pyetje qe e deshiroja me po ose jo, do ta marrim statusin ne qershor apo jo?

Klajda Gjosha: Kete nuk mund ta them une, vota eshte e vendeve anetare.

 Top Channel