Klopp: ‘Hummels dhe Reus nuk do te largohen’

Mediat gjermane kane spekulluar per nje largim te mundshem te qendermbrojtesit mats Hummels drejt Manchester United dhe sulmuesit Marco Reus drejt Bayern Munchen. Por eshte trajneri i nenkampioneve te Gjermanise, Jurgen Klopp qe pergenjeshtron ne menyre kategorike keto zera. ‘Hummels dhe Reus do te largohen? E pavertete. Ju garantoj se te dy keta futbolliste do te jene pjese e skuadres time per sezonin e ri. Ju raportoni se Manchester ka bere nje oferte prej 20 milione euro per Hummels. Nje shifer e tille per Mats eshte qesharake’, u eshte drejtuar Klopp gazetareve ne konference per shtyp.