Klopp: “Ky vit do te jete ndryshe nga 2014”

Lidhur me artikullin:

Jurgen Klopp insiston se ai eshte super i karikuar per te nxjerre Borussia Dortmund nga situata e veshtire ne te cilen ndodhet aktualisht. Pas 17-javeve kampionat qe perkojne me perfundimin e fazes se pare, verdhezinjte e shohin veten ne vendin e parfundit ne tabelen e klasfikimit te Bundesliges, 2 pike larg zones se shpetimit. Gjithsesi pas pauzes dimerore Dortmund u eshte rikthyer seancave stervitore me i motivuar se kurre dhe Klopp ne konferencen e pare per shtyp per vitin 2015, u shfaq besimplote se skuadra qe ai drejton do te jete pjese e Bundesliges edhe sezonin e ardhshem.

“Baterite e mia jane plote. Une mezi po pres momentin qe do te rifilloje kampionati pasi deshira ime dhe skuadres per te bere mire dhe per te hedhur pas kraheve kete situate shokuese qe kaluam ne fundin e vitit qe sapo lame pas, eshte shume e madhe. Ne po pergatitemi maksimalisht dhe pavarsisht se ke kemi nje kalendar te ngjeshur perpara kemi jemi te motivuar per ti bere gjerat ashtu sic na takon”.

Fazen pergatitore dimerore Dortmund do ta vazhdoje ne Spanje. Sulmuesi Adrian Ramos edhe pse vuan nga nje problem ne kofshe do te jete gjithashtu pjese e skuadres, megjithate trajneri Jurgen Klopp gjate kesaj periudhe duhet te beje pa disa lojtare te rendesishem, sepse sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang i eshte bashkuar kombetares se Gaboni per Kupen e Afrikes, ndersa mesfushori Shinji Kagawa do te marre pjese ne Kupen e Azise me kombetaren japoneze. Klopp duhet te heqe dore edhe nga portieri i tij titullar gjate ketyre sfidave te fundit pasi edhe Mithcell Langerak eshte grumbulluar nga Australia per Kupen e Azise.