Klubi Kombëtar i prindërve të fëmijëve me CSA organizon Konferencën e Parë Kombëtare për Spektrin Autik

 

Klubi Kombëtar i prindërve të fëmijëve me CSA (Çrregullime të spektrit autik) organizon Konferencën e Parë Kombëtare për Spektrin Autik në Muzeun Kombëtar, salla UNESCO, me datë 2 Prill 2019 ora 9:30-16:00.

Kjo konferencë bëhet në kuadër të ndërgjegjësimit, edukimit dhe socializimit, marrjes dhe dhënies së informacionit, ndërhyrjes që në moshë të hershme dhe problematikat në arsimin gjithëpërfshirës.

Për t’u bërë pjesë e konfërencës kontaktoni në numrat: 0697225910/0692827433

Konferenca do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë do të përfshijë aktivitete me sesion informues, do të jenë të pranishëm personalitete të fushës së artit, mbi 200 familje si dhe personalitete nga ministria.

Pjesa e dytë organizohet te Kalaja e Tiranës, ku do të jenë të shfaqura punime të nënave me qëndisje, piktura të fëmijëve dhe shumë gjëra të tjera.

Mos mungoni!