Klubi i Laussane synon Canen, por kapiteni synon Ameriken

Lidhur me artikullin:

Edhe pse e ka thene qarte prej dites se pare te grumbullimit me Kombetaren, se synon nje aventure jashte Europes, per Lorik Canen nuk mungojne alternativat ne kontinent.

Per kuqeziun interes ka shfaqur klubi i Lausanne, qe sapo u kthye ne Superligen zvicerane. Interesimi duket se eshte konkret, sepse pas mediave lokale, tashme rreth kesaj çeshtje flet edhe prestigjozia, Blick.

Gazeta me e madhe helvete analizonte deklaratat e Alain Joseph, presidentit te klubit, ku Loriku hodhi hapat e pare te karrieres si futbollist.

Drejtuesi me i larte i Lausanne ishte shprehur se afrimi i kapitenit te Shqiperise, qe numeron rreth 300 ndeshje ne ligat elitare ne Angli, Itali, France dhe Turqi eshte thuajse i pamundur. Por, nese Cana do te ndryshonte mendje, ai do ta kishte deren te hapur ne skuader.

Sipas Blick, megjithe deshiren e madhe per te rikthyer ne ekip futbollistin qe mban rekordin e perfaqesimeve me Kombetaren e Shqiperise, zviceranet duhet te kene parasysh faktin qe buxheti i klubit flet kunder transferimit, sepse te Lausanne nuk e perballojne dot pagen e mbrojtesit.

Pasi mbylli sezonin me Nantes, Lorik Cana pret te mesoje me teper rreth te ardhmes. Deshira e lojtarit eshte qe ta vazhdoje karrieren, ne Major League Soccer. Pikerisht kampionati amerikan i futbollit, ku luajne shume yje te futbollit europian, mes tyre edhe kuqeziu Shkelzen Gashi, mbetet pikesynimi i 32-vjeçarit.