Kobe Bryant. Nje legjende qe u largua nga basketbolli

Lidhur me artikullin:

Ne “Staples Center” te Los Anxhelosit dje ishin perqendruar syte e mbare botes, pasi ne parket zbriti nje nga legjendat e NBA-se, Kobe Bryant, i cili luajti ndeshjen e tij te fundit ne karriere me Lakers. Duartrokitje, lot, emocione, spektakel dhe ne fund 60 pike te realizuara nga Kobe Bryant ne ndeshjen e lamtumires, takim ku Lakers fituan 101-96 ndaj Utah Jazz. Por askush nuk e kishte mendjen te rezultati, por te koshat e realizuara nga Bryant, qe sa here qe shenonte ngrinte ne kembe spektatoret. Ne fund, edhe vete Kobe emocionohet kur sheh nje video qe klubi i ka dedikuar per karrieren e tij 20-vjeçare, ku fitoi 5 tituj kampione.

“Ju falenderoj per mbeshtetjen dhe frymezimin qe me keni dhene ne gjithe keto vite. Ju dua”, ka qene fjala e lamtumires se Kobe Bryant, qe ne ndeshjen e fundit tregoi se eshte nje perbindesh, duke realizuar 60 pike.

Nje mbremje e paharrueshme e “black mamba”, qe mbylli kapitullin e karrieres si sportist. “Kjo ishte mbremja e tij dhe ne kishim marre masat qe ai te argetohej sa me shume”, tha trajnerin Byron Scott, qe e la yllin e Lakers te luante 42 minuta ne parket. Nuk munguan edhe mesazhet e disa prej lojtareve me te mire te NBA-se, qe pershendeten Bryant: Magic Johnson, Shaquille O’Neil, Carmelo Anthony e LeBron James.

Nje karriere legjendare ajo e Kobe Bryant, me mbi 49 mije minuta ne parket, me shume se 33 mije pike te realizrara, 5 tituj kampione ne NBA, 2 medalje te arta olimpike me “Dream Team”. Keto jane vetem disa nga shifrat e nje karriere magjike te Kobe Bryant, i cili nuk ka zhgenjyer asnjehere, madje as mbreme, ne takimin e fundit ne karriere. “I dashur basketboll, te dua, por ka ardhur koha te te le”, ka qene mesazhi i Bryant kur vendosi te terhiqet nga sporti me 29 nentor te vitit te kaluar. Koha nga ajo dite kaloi, ashtu sikurse rodhen edhe 20 vite karriere, te gjitha me Lakers, te nje legjende qe beri epoke ne NBA. Veshtire se do te kete nje tjeter si ai…