Koha per nje shoqeri te dijes – Nga Afrim Krasniqi

Lidhur me artikullin:

Afrim Krasniqi

Keto dite hyn ne fuqi ligji i ri per arsimin e larte ne RSH. Eshte ligji i peste ne tranzicion, dhe me siguri, jo i fundit. Ligji erdhi pas nje procesi kompleks debati e kundershtish politike, akademike dhe publike. Nuk ka dileme se ligji i ri eshte shume me i mire dhe profesional sesa ligji i meparshem, por gjithashtu, se standardet e ligjit te ri mbeten ende larg standardeve te larta per nje arsim cilesor, produktiv dhe konkurrues. Pozitive dhe risi ishte edhe vete fakti se per here te pare ne tranzicion pati nje debat te hapur dhe pjesemarres publik mbi çeshtjet e arsimit te larte.

Procesi legjislativ ne Shqiperi eshte politik, thellesisht politik, eshte dukshem jo akademik dhe keshtu, ishte e pritshme qe veto politike te percaktonte perzgjedhjen ne pikat e debatuara. Nje pale politike ka paralajmeruar se do ankimohet ne Gjykaten Kushtetuese, nje hap i cili nese ndodh dhe nese ka vendimmarrje miratuese, do ta ndaloje teresisht procesin duke larguar zgjidhjen, qofte ate te pjesshme. Pala tjeter ka premtuar zbatim transparent e profesional te tij. Le ta monitorojme. Ne fund te fundit, kur politika merr vendime ka nje te mire, – ajo merr pergjegjesi dhe keshtu, i kerkohen pergjegjesi per te zbatuar ate qe ka premtuar dhe votuar. E njejta logjike vlen edhe per ligjin e ri.

Duke marre te mireqene vendimmarrjen politike dhe duke theksuar nevojen e madhe per reformim cilesor e profesional qe ka sistemi yne arsimor ne çdo nivel te tij, sidomos arsimi i larte, eshte koha te perqendrohemi ne problematika konkrete me ndikim afatshkurter dhe afatgjate ne procesin universitar dhe post-universitar.
Se pari, ligji shenon rekord ne numrin e çeshtjeve per te cilat percaktohet detyrimi i Keshillit te Ministrave ose Ministrise se Arsimit per pergatitjen dhe nxjerrjen e akteve nenligjore. Ne traditen e shteteve te brishta demokratike, siç eshte Shqiperia, shpesh ndodh qe aktet nenligjore te prekin thelbin e ligjit, te devijojne praktika te mira, te eksperimentojne dhe te prodhojne procedura e rregulla jo transparente dhe jo konkurruese.

Shumica e akteve do duhej te kishin qene gati (ligji ka me shume se 5 muaj qe eshte ne debat per vendimmarrje), ose duhet te miratohen kete vjeshte ne menyre qe mandatet e reja universitare (shkurt-mars 2016) te nisin me frymen e ligjit te ri. Pothuajse gjithnje ato kane qene praktika te mbyllura, te publikuara vetem pas vendimmarrjes, – tani eshte qe praktika te ndryshoje per te ndjekur modelet pozitive te transparences qe vijne nga te gjitha shoqerite e zhvilluara dhe demokratike, ku aspiron te beje pjese edhe Shqiperia.
Se dyti, ligji i ri eshte premtuar se do ti kushtoje vendin dhe vemendjen e munguar kerkimit dhe kualifikimit shkencor.

Aktualisht universitetet japin mesim, nuk bejne kerkime shkencore. Une jam skeptik nese kjo do ndryshoje ne te ardhmen e afert, por asgje nuk na pengon te bejne diçka per ta ndryshuar. Duke nisur nga gjera te thjeshta, si per shembull, krijimin e njesive studimore ne çdo universitet e fakultet (jo thjesht formale, siç jane sot), per trajtimin e çeshtjeve me interes publik, shoqeror dhe te zhvillimit. Aktualisht nuk ka asnje njesi universitare qe trajton çeshtjet e emigracionit, te monitorimit te demokracise, te pushtetit vendor, te lirive dhe te drejtave te njeriut, te problematikes se arsimit te larte, te arsimimit te shqiptareve qe banojne jashte, deri edhe te minoritetit, te problematikave fetare, te lidhjes midis shkences e tregut te punes, etj. Le te mesojme nga praktika e diteve te fundit: Universiteti i Napolit (Itali) asistoi qeverite italiane dhe shqiptare per te zbuluar zonat e mbjella me kanabis ne Shqiperi. Te pakten tri universitete gjermane kane publikuar ditet e fundit raporte analitike mbi emigracionin perfshire edhe emigracionin qe vjen nga Ballkani.

Po tek ne? Asgje, absolutisht asgje. Nuk ka studime, nuk ka investime per studime, nuk kerkon askush nje rol universitar ne keto fusha dhe se nuk ka edukate ndaj kerkimit shkencor.
Se treti, ka kohe qe kane nisur disa fushata kunder informalitetit. Duke hequr fjalen “fushate” dhe duke lene menjane keqperdorimet apo deformimet klienteliste gjate zbatimit te tyre, ne thelb ato synojne nje sistem social e ligjor te barabarte. Jo te drejte, por formalisht te barabarte. Askush nuk merret me arsimin, nje nga fushat me informale ne vend.

Ne sot kemi deputete, ministra e zyrtare te larte qe jane “diplomuar” ne universitete te mbyllura si informale nga MAS apo produkte te tregut te diplomave ne ndonje vend fqinj me ne. Askush nuk e verifikon saktesine e ketyre diplomave, kurse fshatarit qe shet ca shishe qumesht ia kerkojme te gjitha, – burimin, faturen, deklarimin, taksen.

Me tej, ne sot ende kemi shkolla e tekste informale, ende kemi nota e diploma informale, ende kemi nje sistem problematik promovimi e rekrutimi, ende kemi trajtim diskriminues ndaj profesoreve dhe auditoreve akademike, ende kemi inflacion te dukshem te titujve shkencore dhe botimeve shkencore, ende kemi politika klienteliste monopol ne raport me studimet e treta (doktorature) si edhe sisteme te mbyllura per konkurrence te dijes ne vete institucionet universitare dhe akademike.

Keto dite u be publike nje reviste “shkencore” nderkombetare, ku dy persona politike me graden me te larte shkencore kane botuar nga 4 artikuj ne te njejtin numer, ose se bashku, 8 nga 10 artikujt e revistes. Ne vijojme te jemi nje vend problematik ne zhvillim e cilesi demokracie, dhe nder vendet e pakta ku shumica e lidereve politike mbajne tituj te larte shkencore ose marrin dhurata tituj te larte shkencore nga universitete publike apo private. Fenomeni nuk eshte vetem informal, por edhe ushqyes i nje sistemi antivlere. Nuk eshte vetem problemi se shumica paguajne per te botuar apo se cilesia e ketyre botimeve eshte shpesh nen nivelin e shkolles se larte, por eshte çeshtja sesi ne vijojme te mbajme ne kembe nje sistem promovimi dhe “shkencor” korruptiv, informal, abuzues, dhe fyes per shkencen.

Se katerti, ka nje retorike gati konsensuale politike kunder dhe gati alergji publike ndaj botes akademike. Shikoni drejtuesit kryesore ne disa institucioneve kushtetuese, gjyqtaret e prokuroret me te promovuar, guvernatoret tane, drejtues te dhomave te biznesit, etj, dhe rralle, shume rralle gjendet ndonje qe ka simbolikisht nje artikull, liber apo kontribut shkencor ne fushen ku drejton. Shikoni strukturat drejtuese te partive: rralle gjendet ndonje person qe ka nje kontribut shkencor, publik apo profesional ne jete ndryshe nga shumica anonime, militante dhe imituese ndaj shefave politike. Nga ana tjeter, Kryeministri, duke mbrojtur disa deputete te emeruar prej tij nga bota informale, tha se parlamenti nuk mund te jete vend shkencetaresh. Ka vetem pjeserisht te drejte. Parlamenti te pakten duhet te jete vend qytetaresh, produkt qytetaresh dhe pa te inkriminuar. Nese ka shkencetar nuk ka asgje te keqe sepse te pakten ata nuk qellojne as me arme dhe as me grushta! Pala tjeter politike gati sa nuk urdheron pedagoget: dilni ne proteste.

Po perse? Cili pedagog serioz mund te protestoje per kauza partiake politike? Asnje. Referuar politikave zyrtare: kur eshte hera e fundit qe qeverite kane nderhyre financiarisht per trajtim me te mire te botes akademike? Daton diku 10 vjet me pare. Prioritet jane zyrtaret e kamur, policet, punonjesit e sherbimit sekret, etj, etj, kurse bota akademike as ka qene dhe as eshte pjese e prioriteteve. Ajo thirret vetem per dekor e fasade sa here politika mban fjalime, dhe thirret ne kohe fushatash per tu dhene politikaneve legjitimitet.

Se fundi, kush i mbron sot te drejtat e pedagogeve, stafeve akademike, institucioneve te shkences dhe te gjithe atyre qe kane ne fokus librin? Ministria e Arsimit? Jo, perkundrazi. Rektoret dhe drejtuesit e tjere? Ata kane me shume interes raportet e mira me politiken vendimmarrese sesa funksionin akademik. Atehere kush? Absolutisht askush. Vete institucionet akademike nuk kane grupe perfaqesuese, mungojne teresisht rrjetet konsultuese dhe te avokatise, nuk ekziston lidhje horizontale midis shtreses se kerkuesve shkencore dhe se zeri akademik nuk degjohet as formalisht ne shumicen e rasteve te vendimmarrjes edhe kur ato lidhen me profesionin apo fushe-aktivitetin e tyre. Nuk eshte fjala per sindikata, por organizime perfaqesimi, debati, avokatie dhe promovimi per njerezit e dijes. Mungesa e perfaqesimit dobeson rolin dhe zerin e tyre, i ben te brishte ndaj presioneve dhe kercenimeve ndaj tyre, u mohon mbrojtje ne rastet e sulmeve te politikes ndaj tyre, u krijon censure ne promovimin publik dhe i ben ata gati te huaj per shoqerine dhe debatet publike. Rregullimi i ketij defekti nuk eshte pergjegjesi ekzekutive, por i vete botes akademike dhe universitare. Ata duhet te kerkojne perfaqesim, te krijojne network-e profesionale ne dy nivelet, vertikal (nder universitar, akademi dhe institute), si dhe horizontal (midis studiuesve te fushave specifike). Detyra ekzekutive eshte vetem ta mbeshtese, ta njohe e promovoje per partneritet.

Ne traditen tone shteterore dhe politike numerohen me gishtat e dores muajt kur vendimmarrja politike dhe shoqeria ka pasur prioritet arsimin dhe njerezit e dijes. Tranzicioni nuk perben perjashtim, tradita mbetet e njejte. Ne vijojme ti kushtojme me shume prioritet e vemendje forces, betonit, liderit politik, rehatise personale, luftes per voten, kur ne fakt, shoqeria e dijes, arsimi dhe dija jane baza, jane thelbi dhe jane burimi i vetem i zhvillimit dhe ecjes dinjitoze te nje kombi.

Ky artikull u publikua se pari ne profilin ne LinkedIn te autorit. Ripublikimi ne businessmag.al eshte kryer me lejen e tij.

KOHA PER NJE SHOQERI TE DIJES – Afrim Krasniqi

Ky artikull eshte publikuar edhe ne gazeten Shekulli – http://shekulli.com.al/p.php?id=321588