Koka takohet me homologun arab, bashkepunim ne fushen e mjedisit

Ministri i Mjedisit Lefter Koka mori pjese ne Konferencen per Ekonomine e Gjelbert (PAGE) te zhvilluar ne Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe. Gjate kesaj konference, te pare ne nivelin global dhe te mbeshtetur nga UNEP, Ministri Koka u takua me homologe te vendeve te ndryshme dhe personalitete ne fushen e mjedisit.
Gjithashtu, Ministri Koka zhvilloi nje takim bilateral me Ministrin e Mjedisit dhe Ujerave te Emirateve te Bashkuara Arabe Dr. Rashid Ahmed Bin Fahad. Gjate ketij takimi u theksuan marredheniet e mira midis dy vendeve dhe mundesite e nje bashkepunimi ne fushen e mjedisit dhe te ekonomise. Emiratet e Bashkuara Arabe kane nje eksperience te madhe ne fushen e menaxhimit te burimeve ujore dhe ruajtjen e vijes bregdetare ndaj gjate takimit u vu theksi tek mundesite per nje bashkepunim te ardhshem ne kete fushe.
Ne perfundim te takimit Ministri Koka i beri ftese Ministrit Rashid te vizitoje Shqiperine dhe te njihet me nga afer me bukurite e natyres shqiptare. Nderkohe javen e ardhshme Ministri i Jashtem i Emirateve te Bashkuara Arabe do te vizitoje vendin tone.