Koka vendoreve: Ose pastroni ose largime nga puna

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka çelur sot siparin e aktiviteteve me rastin e Dites Nderkombetare te Tokes.

Ne nje prononcim te shkurtet per mediat para Pallatit te Kongresve, ministri Koka paralajmeroi heqje nga puna dhe gjoba ndaj drejtuesve te bashkive ne vend ne rast se ata nuk marrin masa per pastrimin e zonave qe administrojne.

“Afati i fundit eshte fundi i prillit. Shume shpejte inspektorati do te dale ne terren per mbledhjen e fakteve konkrete dhe ne rast te mosmarrjes se masave nga ana e drejtuesve te bashkive per pastrimin e zonave qe ata administrojne, do te kete largime nga puna ose do te ndeshkohen me gjoba”,- tha Koka sot paradite.

Stafi i Ministrise se Mjedisit me rastin e kesaj dite i eshte bashkuar nismes se nje grupi studentesh per te pedaluar me biçikleta me qellim sensibilizimin e qytetareve ne mbrojtjen e mjedisit. Pedalimi nga Pallati i Kongreseve deri tek Stacioni i Trenit.