Kolegu ose kolegia ju urren??? Ja disa shenja qe mund ta dalloni

Lidhur me artikullin:

Perderisa disa kolege te punes do t’ju bejne hapur me dije se jeni person qe nuk u pelqeni, jane me te keqijt ata qe paraqiten sikur e pelqejne pranine tuaj.

Shumica e njerezve nuk e tregojne hapur se cilet kolege te punes nuk u pelqejne, sepse nuk duan te rrezikojne karrieren e tyre apo te krijojne situatat te pakendshme ne pune, pohon Lynn Taylor, autore e librit, “Tame Your Terrible Office Tyrant: How to Manage Childish Boss Behavior and Thrive in Your Job”.

Koleget qe nuk ju duan gjate gjithe kohes sa punoni bashke, do te perpiqen qe t’ua veshtiresojne jeten, por ne menyre te fshehte. Megjithate, ekzistojne disa shenja qe do t’i tradhetojne ata…
Mesoni ne vijim se cilat jane ato shenja, ne menyre qe te kuptoni se ke e keni mik e ke armik ne pune – dhe ne kete menyre te mund te perparoni ne karrieren tuaj.
Sido qe te jete, kijeni parasysh se: Te jeni te kujdesshem dhe te krijoni qasje miqesore ne pune, eshte rruga me e duhur drejt suksesit ne karriere. /NGJYRA.COM/

1. E ndjeni se nuk i pelqeni

2. Nuk buzeqesh ne pranine tuaj

3. Nuk ju shikon ne sy

4. Ju shmanget

5. Perhap thashetheme per ju

6. Paraqitet sikur nuk ekzistoni

7. U jep pergjigje te shkurtra

8. Ka levizje te çrregullta te trupit ne pranine tuaj

9. Nuk ju fton asnjehere ne kafe…

10. Kontakton me ju nepermjet e-mailit edhe pse ndodhet prane jush

11. Zakonisht ka mendim ndryshe nga ju

12. Kurre nuk ju ben pyetje per jeten private

13. Nuk ben shaka me ju sikur qe ben me koleget tjere

14. Perpiqet t’i marre meritat per idete tuaja

15. Konsideron se ka ndikim mbi ju – edhe pse realisht nuk ka

16. Krijon klane brenda kolektivit, si ne shkolle, qe te mund t’ju shmangin

17. Nuk ju beson

18. Arsyetohet ne vazhdimesi kur ndodhet ne pranine tuaj

19. Ju dhe puna juaj asnjehere nuk jeni prioritet per te.