Koln rikthehet pas 20 vitesh ne krye te Bundesliges

Lidhur me artikullin:

Koln vazhdon startin e jashtezakonshem te sezonit, duke marre per te pakten nje mbremje kryesimin e Bundesliges gjermane. Me Mergim Mavraj si garanci ne mbrojtje, skuadra e Peter Stoger fitoi 3-0 perballe Freiburg te Amir Abrashi, me mesfushorin kuqezi qe e pa ndeshjen nga stoli.

Pas avantazhit me Modeste ne te 29-en, Koln dyfishoi mjaft shpejt shifrat me Bittencourt, vetem dy minuta me pas. Freiburg vuajti goditjen e marre, e pavaresisht tentativave nuk arriti te reagonte.

Perpara pushimit ndermjet pjeseve, Modeste mbylli virtualisht sfiden, duke perfituar nga pergjumja e mbrojtjes kundershtare dhe vulosi shifrat perfundimtare 3-0. Me kete sukses, Koln ngjitet provizorisht ne vendin e pare, ne kuoten e 7 pikeve, ku perveç startit pa humbje te Bundesliges eshte nje nder tre skuadrat e kampionatit gjerman, se bashku me Bayern Munchen dhe Wolfsburg, qe ende nuk ka pesuar asnje gol.