Kombetarja Shqiptare e futbollit me sponsor te ri

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi sponsorin me te ri, kompanine Sigal Uniqa Group Austria. Partneriteti deri ne vitin 2018 u shoqerua me nje risi absolute, pasi nga marreveshja perfitojne direkt edhe futbollistet. 500 lojtare te perfaqesueses se Shqiperise, nga ekipet e moshave te skuadra kuqezi e femrave, e per te vazhduar me Kombetaren A por edhe me lojtaret e te gjitha skuadrave te Kategorise Superiore do te sigurohen ne rast te demtimeve ne stervitje apo ne ndeshjet zyrtare. Sipas marreveshjes se re, Sigal do te garantoje mbulimin e shpenzimeve mjekesore por edhe te fazes se rehabilitimit te lojtareve, me nje shifer qe arrin deri ne 50 mije Euro.

“Prezantojme marredhenien e re, me nje lojtar shume te vjeter ne tregun e sigurimeve, kompanine Sigal. eshte vertete nje risi, pasi nga kjo marreveshje nuk do te perfitoje vetem Kombetarja shqiptare, por i gjithe futbolli ne vend. Do te sigurohen te gjithe futbollistet e perfaqesueseve, nga moshat e deri te Kombetarja e femrave, ashtu si edhe futbollistet e kampionatit shqiptar, me nje prim sigurimi te konsiderueshem. Kemi siguruar gjithçka, por nuk kemi siguruar rezultatin ne Kampionatin Europian. Rezultatin do t’ia kerkojme skuadres dhe urojme shume qe me gjithe keta partnere ne ta arrijme ate rezultat.”

Presidenti i FSHF-se, Duka i dhuroi Drejtorit te Pergjithshem dhe bashkepronarit te kompanise SIGAL, Avni Ponari, fanellen e personalizuar te Euro 2016 me numrin 10, moment qe u shoqerua me batuta.

Kur permendet emri Sigal natyrshem mendja te shkon te klubi i Prishtines ne basketboll, qe realizoi historine, duke fituar per here te dyte radhazi Ligen Ballkanike. Basketbolli ishte i pranishem, jo vetem prej Prishtines, apo per faktin se Avni Ponari eshte President i kesaj Federate. Megjithate vemendja mbetet maksimale te marreveshja me FSHF-ne, ne kuader te pjesemarrjes se Shqiperise ne Euro 2016.

“Eshte nje perzgjegjesi e madhe perzgjedhja e Federates Shqiptare te Basketbollit ishte… te Futbollit… me falni. Uroj qe pjesemarrja jone t’i sjelle fat dhe mbaresi ekipit tone Kombetar ne pjesemarrjen e saj ne Kampionatin Europian.”