Kompanite me te medha ne Shqiperi. 3 Call Center ndermjet tyre

Tre kompani call center renditen nder 10 punedhenesit me te medhenj ne vend, teksa jane tre sipermarrjet e para private per sa i perket numrit te personave qe kane punesuar. Struktura aktuale e ekonomise nuk premton asgje pozitive nese humbin 25 mije vendet e punes, te krijuara vitet e fundit nga call center…

Kompanite e qendrave telefonike, aktiviteti i te cilave rrezikon te tkurret ndjeshem nese Senati italian do miratoje rregullat kufizuese ne fillim te dhjetorit, jane kthyer per momentin ne burimin me te madh te punesimit ne vend, sidomos tek te rinjte.

Sipas te dhenave nga tatimet, per punedhenesit me te medhenj, jane tre ndermarrje call center qe renditen ne mesin e 10 kompanive qe kane me shume te punesuar. Ato jane Intercom Data Service (IDS), me rreth 3000 te punesuar, Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance), me perkatesisht rreth 2100 dhe 1800 te punesuar (shih tabelen ne fund), sipas te dhenave nga tatimet, qe i referohen vitit 2015.

Aktualisht, kompania me numrin me te madh te te punesuave ne vend eshte Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSHEE), me pronesi shteterore, me mbi 6 mije te punesuar. Punedhenes te medhenj jane dhe ndermarrje te tjera shteterore si Posta Shqiptare dhe Albpetrol.

Por, nese i referohemi vetem sektorit privat, tre kompanite e siperpermendura call center jane ato qe ne vite jane bere burimi kyesor i punesimit ne sektorin privat, duke pasur numrin me te madh te te punesuave nga ndermarrjet jo me pronesi shteterore.

Ne total, sipas tatimeve, jane rreth 25 mije te punesuar ne call center, duke e bere ate sektorin e katert me te madh ne vend, pas tregtise-sherbimeve, ndertimit dhe industrise qe punon me material porositesi (fason), sipas te dhenave nga tatimet dhe Anketa Strukturore e Ndermarrjeve e INSTAT. Ky sektor ka sot rreth 7% te te punesuarve ne sektorin privat jo bujqesor, sipas te dhenave nga tatimet e INSTAT.

Tregi Marketing Group, Fiber, Professional Marketing Albania, Infocall, Fastcall renditen gjithashtu ne listen e 100 punedhenesve me te medhenj ne vend, me nga 500-800 punonjes secila.

Por fati i ketyre punedhenesve mbetet tashme i paqarte. Me 6 dhjetor pritet qe Senati italian te miratoje nje ligj, qe shtrengon kushtet per zhvendosjen e kompanive call center ne nje territor jo te Bashkimit Europian, i cili rrezikon te mbylle te gjithe kompanite call center ne Shqiperi. Keto amendime u miratuan me 24 nentor ne mbremje ne Dhomen e Deputeteve dhe nese kalohen nga Senati marrin formen perfundimtare.( http://www.monitor.al/rrezikohen-25-mije-vende-pune-ne-shqiperi-pas-rregullave-te-reja-per-call-center-ne-itali/)

Cilet jane punedhenesit me te medhenj ne ekonomi

Te dhenat e 100 punedhenesve me te medhenj tregojne se dy sektoret kryesore qe po gjenerojne vende pune vitet e fundit jane fasoni dhe call center, te dy qe kane si avantazh shfrytezimin e kostos se lire te fuqise punetore, ne raport me vendet e zhvilluara.

Kompani te tjera te medha private punesues te medhenj, te fokusuara ne industrine e rende, si Albpetrol, Bankers Petroleum, Simmons Edeco Limited, nuk kane qene agresive vitet e fundit, per shkak te koniunktures se pafavorshme te çmimeve ne tregjet nderkombetare. Sipermarrje te tjera te industrise se rende kane falimentuar tashme, si p.sh. Kurum, qe kishte ne 2014-n rreth 700 punonjes, apo ARMO, qe ndonese ka filluar pune, mbetet nje kompani problematike.

Bankat, qe mbeten vendi me interesat dhe i lakmuar i punes, per kedo qe ka mbaruar arsim te larte, sidomos ekonomik, prej vitesh nuk po tregohen agresive ne zgjerimin e aktivitetit e si rrjedhoje kane nje rritje minimale te numrit te te punesuarve, duke arritur ne rreth 6900 ne fund te vitit 2015.

Sipermarrjet e telekomunikacionit jane gjithashtu ne faze stanjacioni, teksa rritja e te ardhurave eshte ngadalesuar ndjeshem dhe ne total kane pak me shume se 2000 punonjes.

Sot, ndermarrjet me te medha per sa u perket te punesuarve jane ato shteterore, si OSHEE, KESH, apo drejtorite arsimore.

Rrethi vicioz i punesimit – Nga do te vije rritja dhe zevendesimi i mundshem i call center

Struktura aktuale e ekonomise nuk premton asgje pozitive nese humbin 25 mije vendet e punes e krijuara vitet e fundit nga call center per shume arsye:

-Industria nxjerrese eshte ne veshtiresi per shkak te renies se çmimeve ne tregjet nderkombetare

-Tregtia me pakice, qe ka numrin me te madh te te (vete)punesuarve ne vend, po vuan konkurrencen nga qendrat tregtare, renien e konsumit dhe presionin e formalizimit, duke bere qe shume dyqane ne shkojne drejt mbylljes

-Bankat jane ne stanjacion prej vitesh

-Sektori i telekomunikacioneve po e optimizon numrin e punonjesve

-Investimet e huaja, qe do te sillnin kapital te fresket dhe vende te reja pune nuk po duken, teksa klima ne vend, sipas deklaratave te tyre, mbetet e renduar, duke bere qe investitoret te zgjedhin rajonin, kryesisht Maqedonine dhe Serbine. Keto dy shtete po terheqin investime ne industrine mbeshtetese te makinave, qe kane vlere te shtuar dhe jane te veshtira per tu zhvendosur, ndryshe nga call center qe nuk kerkon investime te medha fillestare dhe eshte lehtesisht i transferueshem.

-Biznesi nuk po shfrytezon kapacitetet ekzistuese, jo me te investoje per t’i zgjeruar ato çka do te mundesonte hapjen e vendeve te reja te punes

– Mungon vizioni i qeverise per te orientuar arsimin drejt sektoreve me potencial per te terhequr investimeve dhe per te rritur vleren e shtuar

-Shpresa mbetet te mbijetesa e fasonit, zgjerimi i sherbimeve dhe investimet e fundit ne gazsjellesin TAP dhe hidrocentralin e Devollit.

-Shqiperise i mungojne punedhenesit e medhenj private. Vetem 50 sipermarrje kane me shume se 300 punonjes.

/monitor