Kompanite turke 246 milione euro investime ne Kosove gjate 2015-s

Kryetari i Kuvendit te Republikes se Kosoves, Kadri Veseli, priti sot ne takim kryetarin e Kuvendit te Madh Kombetar te Republikes se Turqise, Ismail Kahraman, me te cilin bisedoi per bashkepunimin midis dy shteteve, perkatesisht marredheniet nderparlamentare dhe thellimin e metejme te tyre.

Sipas nje njoftimi, kryeparlamentari Veseli falenderoi kreun e parlamentit turk per viziten e tij ne kete dite historike per Kosoven, duke shprehur konsiderate te larte per institucionet e Republikes se Turqise dhe mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme per Kosoven.

“Veseli i konsideroi te frytshme bashkepunimin ekonomik dhe investimet turke ne Kosove, ndersa shtroi nevojen e gjetjes se partneritetit ekonomik midis kompanive kosovare dhe atyre turke. Te nje rendesie te veçante, Veseli e cilesoi edhe marreveshjen per tregti te lire”, thuhet ne njoftim.

Po sipas njoftimit, kryetari i Kuvendit te Turqise, Kahraman, nga ana e tij, pasi shprehu kenaqesine per te arriturat e Kosoves, tha se vetem gjate vitit 2015 kompanite turke kane investuar ne Kosove 246 milione euro.

“Me kete rast ai shtroi pyetjen “pse te mos behen 1 miliard?”. Ai tha se shteti turk deshiron te kontribuoje ne zhvillimin e Kosoves dhe per kete falenderoi mbi 500 kompani e biznese turke, te cilat kane bere investime ne Kosove ne shume sektore te ndjeshem”, shtohet ne njoftim.

“Kahraman vuri ne dukje se pas çlirimit e kendej, Kosova ka perfituar nga Turqia rreth 1 miliard euro, si ne investime, ashtu edhe ne donacione. Ai tha se ndihet krenar qe kompanite turke ndikojne ne zhvillimin e Kosoves, siç tha ai, ne kete vend mik. Shqiptaret ne Turqi dhe turqit ne Kosove, kreu i parlamentit turk i cilesoi ura lidhese ndermjet dy popujve dhe shteteve”.
Njoftimi ben te ditur gjithashtu se kryeparlamentari Veseli, nderkaq, theksoi se bashkepunimi nderparlamentar, veçanerisht midis komisioneve, eshte shume intensiv dhe u shpreh i kenaqur per kete, sepse, siç theksoi ai, proceset ne per te cilat po kalon Kosova dhe pervoja e institucioneve te Turqise, jane te mireseardhur per institucionet e Kosoves.

“Kryetari Veseli theksoi se mirepret perkrahjen e Turqise per njohjen e pavaresise edhe nga ato vende te cilat ende nuk e kane bere kete, per liberalizimin e vizave dhe fusha te tjera. Veseli theksoi se ndihet shume krenar me komunitetin shqiptar ne Turqi, i cili kontribuon ne zhvillimin e Turqise ne te gjitha nivelet e institucioneve shteterore, kulturore e sportive. Ne takim u theksua se vlere e perbashket eshte angazhimi ne luften kunder terrorizmit, i cili nuk njeh kufij, shtete e as fe. Te dy homologet u dakorduan qe bashkepunimi nderparlamentar te thellohet edhe me tej, duke zhvilluar edhe vizita te ndersjella te kryetareve te te dyja parlamenteve”, perfundon njoftimi.

/Telegrafi