Kompjuteri simulon rezultatet e EURO 2016. Ja ku renditet Shqiperia

Lidhur me artikullin:

Titullin e kampionit e fiton, Franca. Po ku perfundoi Shqiperia?

“Gracenote” ka simuluar nepermjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri ne finale. Titullin e kampionit e fiton, Franca. Po ku perfundoi Shqiperia?

Franca do te triumfoje ne “Euro 2016”. Ne finale, skuadra organizatore do ta mposhte Spanjen, duke ia shuar endrren e triumfit te trete te njepasnjeshem ne nje Evropian. Ky eshte parashikimi nga “Gracenote”, qe ka simuluar nepermjet kompjuterit rezultatet e “Euro 2016” nga faza e grupeve e deri ne finale.

Urojme ta kete gabim rezultatin e Shqiperise. Skuadra e trajnerit Gianni de Biasi ka perfunduar ne vendin e fundit ne Grupin A ku gjendet “kampioni” Franca, se bashku me Zvicren dhe Rumanine. Skuadra e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakes u kualifikua si e dyta, se bashku me Rumanine me bilanc te mire ne poziten e trete.

Nga grupet tjera u kualifikuan per ne fazen eliminatore Anglia, Rusia, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Ukraina, Spanja, Kroacia, Turqia, Belgjika, Italia, Portugalia dhe Austria. Se bashku me Shqiperine, kompjuteri eliminoi edhe Gareth Balen ne skuadren e Uellsit dhe Zlatan Ibrahimovicin me Suedine, ne mesin e skuadrave me futbolliste te medhenj ne radhet e tyre.

Por, ai nuk parashikoi rrugetim te gjate per Zvicren qe ne rrethin e dyte u mposht nga nje prej favoriteve, Spanja. Ne çerekfinale se bashku me Spanjen u plasuan edhe Polonia, Anglia, Portugalia, Gjermania, Belgjika, Franca dhe Rusia. Por, ne rrugetimin drejt gjysmefinales, Spanja e mposhti Polonine kurse Anglia i dha fund rrugetimit te Portugalise se udhehequr nga Cristiano Ronaldo.

Gjermania u kualifikua tutje pas fitores ndaj Belgjikes. Kurse, nikoqiri i gares, Franca doli fituese ndaj Rusise, qe megjithate arriti mjaft shume deri ne mesin e tete skuadrave me te mira te kontinentit.

Ne dy super ballafaqime ne gjysmefinale, Spanja perfundoi endrren e Anglise per titull te kampionit, kurse duelin e madh mes Frances dhe Gjermanise e fitoi ekipi i selektorit Didier Deschamps. Ne finale, Franca mposhti Spanjen per trofeun e kampionit te Evropes. Por, keto jane vetem parashikimet nga “Gracenote”, rezultatet e verteta do t’i mesojme se shpejti, duke filluar nga 10 qershori deri me 10 korrik.

Rezultatet:
Grupi A: 1. France, 2. Zvicer, 3. Rumani, 4. Shqiperi.
Grupi B: 1. Angli, 2. Rusi, 3. Sllovaki, 4. Uellsi.
Grupi C: 1. Gjermani, 2. Poloni, 3. Ukraine, 4. Irlande e V.
Grupi D: 1. Spanje, 2. Kroaci, 3. Turqi, 4. Republika çeke.
Grupi E: 1. Belgjike, 2. Itali, 3. Republika e Irlandes, 4. Suedi.
Grupi F: 1. Portugali, 2. Austri, 3. Hungari, 4. Islande.
1/8 e finales: Polonia fiton kunder Rumanise, Spanja fiton kunder Zvicres, Anglia fiton kunder Turqise, Portugalia fiton kunder Italise, Gjermania mposht Sllovakine, Belgjika mposht Kroacine, France mposht Ukrainen, Rusia mposht Austrine.
Çerekfinale: Spanja fiton kunder Polonise, Anglia eliminon Portugaline. Gjermania mposht Belgjiken, Franca triumfon ndaj Rusise.
Gjysmefinale: Spanja mposht Angline, Franca fiton ndaj Gjermanise.
Finale: Franca fiton kunder Spanjes.