Kompromisi me VV-ne tentohet te arrihet

Ende nuk ka deshtuar mundesia per t’u marre vesh LDK-AAK-NISMA me Vetevendosjen. Partite jane pajtuar te vazhdohet me negociata permes grupeve punuese t per te gjetur mundesine e nje marreveshje per koalicion qeveritar..
(E plotesuar) Vetevendosje po kerkon te mos perfshihet ne Qeveri as Lista “Srpska” si dhe po kerkon ndaljen e dialogut me Serbine. Keto dy pika duket se do te jene vendimtare nese do te kete perfshirje te Vetevendosjes ne Qeveri.

Nderkohe, Isa Mustafa dhe Albin Kurti jane larguar nga selia e AAK’se, derisa aty po vazhdojne te qendrojne Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Lideri i LDK’se dhe ai i VV’se nuk jane deklaruar per media se cka ka ndodhur ne takimin e sotem te kater partive politike.

Marreveshja drejt deshtimit – i pamundshem pajtimi me Vetevendosjen

Burime brenda takimit te bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma kane treguar se eshte gati e pamundshme marreveshja me Vetevendosjen.

“Marreveshja me Vetevendosjen po shkon drejt deshtimit. Gjasat jane te vogla te nenshkruhet ndonje marreveshje me Vetevendosjen e Albin Kurtit”, ka thene nje zyrtar i perfshire ne takimin e sotem qe po mbahet ne seline e AAK’se.

Albin Kurti ka vendosur disa kushte, ne mesin e te cilave edhe mosperfshirjen e Listes “Srpska” ne Qeveri, ndaljen e dialogut me Serbine si dhe ndaljen e privatizimit. Duket se keto kushte jane te papranueshme per LDK’ne, AAK’ne dhe Nismen .

Fillon takimi ne mes lidereve te LDK, AAK, Nisma dhe VV

Ka filluar takimi ne mes lidereve te LDK-se, AAK-se, NISMA-se dhe te Vetevendosjes, ku pritet te vendoset per arritjen e marreveshjes ose jo me Vetevendosjen.

Kjo e fundit ka vene disa kerkesa qe kerkon t’i nenshkruajne partite tjera, ku sipas burimeve te KosovaPress-it, nder me te ndishmet eshte krijimi i nje komisioni hetimor per privatizim dhe pika 3, ne te cilen thuhet ’Fillimin e dialogut me Departamentin per Zgjerim te Bashkimit Evropian per obligimet e Kosoves ne procesin permbajtjesor integrues drejt anetaresimit te plote ne BE, duke perfshire ketu edhe dialogun me BE-ne per dialogun me Serbine.

Ne anen tjeter, Mustafa e Haradinaj, dje i kane konfirmuar vazhdimin e pergjegjesive qe ka Kosova per dialogun me Serbine.

Ndonese eshte parapare qe ky takim te mbahej dje, ajo eshte shtyre me kerkese te grupit LDK-AAK-Nisma, per arsye private, familjare te tyre.

LDK e NISMA shkojne ne seli te AAK’se, e presin Vetevendosjen

Zyrtaret e Lidhjes Demokratike te Kosoves, ata te Nismes kane shkuar ne seline e AAK’se per te nenshkruar marreveshjen me Vetevendosjen per te ndertuar Qeverine e re.

Burime te Express kane thene se tri partite jane mbledhur dhe jane duke diskutuar edhe disa detaje te marreveshjes per te cilat ka pasur mospajtime.

(Gazeta Express)