Kondicionerët Wind-FreeTM të Samsung debutojnë në Europë

Kondicioneri fitues i çmimit Wind-FreeTM premton ambiente të rehatshme shtëpie me teknologjinë për të eliminuar ajrin e drejtpërdrejtë dhe reduktuar përdorimin e energjisë.

Tiranë – 20 Janar 2017 – Samsung Electronics Co. Ltd lançoi sot në Europë kondicionerin e ri Wind-FreeTM AR9500M të montueshëm në mur, në një event special për mediat europiane dhe partnerët duke riforcuar përhapjen e biznesit të koncionerëve në Europë.

Wind-FreeTM është teknologjia ekskluzive e ftohjes e Samsung që mban temperaturën e dhomës në kushte të rehatshme, pa ndjenjën e pakëndshme të ajrit të ftohtë duke siguruar një ambient ideal për një gjumë të thellë dhe të rehatshëm. Ky kondicioner është dizenjuar për të zgjidhur dy probleme që janë hasur shpesh nga konsumatorët: parehatia nga ajri i ftohtë dhe faturat e kripura të energjisë.

Ai e arrin këtë efekt duke shpërndarë ajrin e ftohtë nëpërmjet 21.000 vrimave mikroskoopike të ajrit, me një metodë që krijon lëvizjen e ajrit me një shpejtësi më të ulët se 0.15 m/s*. Gjatë sezonit të verës, AR9500M ul temperaturat më shpejt me funksionin “Fast Cooling Mode” dhe automatikisht shkon në gjendjen “Wind-FreeTM Cooling Mode” sapo arrihet temperatura e dëshiruar. Ky sistem me 2 hapa është provuar që redukton konsumin e energjisë me më shumë se 72%.**

Të dy këto rezultate janë mundësuar nga zhvillimi i teknologjisë revolucionare të Samsung, “Inverter Dixhital 8-polësh” dhe “Power Boost”. Motorri 8-polësh, i cili ka 8 magnete në vend të 4 magneteve të zakonshme, gjeneron më pak lëvizje rrotulluese kështu që kërkohet më pak energji. Teknologjia “Power Boost” shkurton kohën e kompresorit për të arritur maksimumin e Hertz-ve.

Arkitektura unike trekëndëshe AR9500M me një strukutrë të përmirësuar lejon të tërhiqet më shumë ajër në të njëjtën kohë, ndërkohë që gjërësia optimale, këndi i tij extra v-blade dhe krahët e kondicionerit, të cilët janë 22% më të mëdha se modelet e mëparshme, gjithashtu sigurojnë që ajri të jetë i freskët dhe të shpërndahet më shpejt, më shumë dhe më gjerë në mënyrë që të mund të arrijë në çdo cep të dhomës.

AR9500M mund të lidhet dhe kontrollohet në çdo moment dhe kudo që ju ndodheni me anë të një telefoni inteligjent dhe aplikacionit “Smart Home” të Samsung. Përdoruesit mund të rregullojnë temperaturën, të ndryshojnë menunë, të marrin në kohë reale përditësimet për mënyrën se si po operon kondicioneri, të monitorojë harxhimin ditor të energjisë, të shikojë për zgjidhje kur nevojitet një riparim dhe sinkronizojë disa pajisje të zgjuara me kondicionerin e tyre.

Kjo teknologji e pakrahasueshme është vlerësuar këtë vit me çmimin e njohur “CES Innovation Awards.”

Së bashku me lançimin e AR9500M, Samsung po punon që të zgjerojë biznesin e kondicionerëve në Europë me “Samsung Electronics Air Conditioner Europe” (SEACE), e krijuar në Tetor të 2016 si një organizatë shitje dhe marketingu që mbulon 17 tregje në Europë. Duke simbolizuar ardhjen e një epoke të re për industrinë globale të kondicionerëve, ceremonia e lançimit u organizua në Milano, në një vend luksoz që zakonisht është i rezervuar për elegancën e spektakleve të modës dhe prezantimin e veshjeve sezonale nga shtëpitë më të njohura të modës. Kompania vlerëson që Europa do të bëhet tregu i dytë më i madh B2B i kondicionerëve në botë – vetëm këtë vit, të ardhurat ishin 3.6 miliardë $ dhe parashikohet se do të rriten në 4.2 miliardë $ deri në 2020.

“Ne jemi shumë krenarë që po prezantojmë për Europën kondicionerin tonë inovativ Wind-FreeTm në qytenin ku vendosen tendencat, në Milano,” tha Presidenti i ri i SEACE, Wim Vangeenberghe. “Eventi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Samsung për të qënë fabrikuesi më i besueshëm i kondicionerëve në Europë. Unë kam punuar rreth 26 vite në biznesin e kondicionerëve, e kam parë nga larg Samsung dhe dhe këm mbetur i mahnitur nga ambicia e vazhdueshme për t’u zgjeruar në fusha të reja dhe për të qenë të suksesshëm. Unë jam shumë i lumtur që i jam bashkuar tani skuadrës Samsung dhe jam pjesë e këtij zgjerimi në fushën e kondicionerëve.”

Samsung ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe një konferencë për partnerët për të prezantuar lançimin e AR9500M. Të pranishmit patën mundësi të testonin teknologjinë inovative të Samsung Wind-FreeTM në dhomat e projektuara posaçërisht për këtë qëllim dhe të shihnin Kasetat 360, e cila është një njësi e brendshme që gjithashtu zgjidh pikat e shqetësimit të përdoruesit në lidhje me erën e drejtpërdrejtë.

* Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Ftohjes dhe Kondicionerëve e përcaktojnë “Still Air – Ajër i Qetë”  si një lëvizje e ajrit me shpejtësi nën 0.15m/s e cila nuk ka korrente të ftohta.

** Testuar në AR07M5170HA, bazuar në konsumin e energjisë së akumuluar të Fast Cooling Mode në kahasim me Wind-FreeTM  Mode. Krahasuar me Normal Cooling Mode, Wind-FreeTM Cooling Mode konsumon 55% më pak energji.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.