Konferenca e Bankes Boterore ne Vjene, merr pjese edhe ministri Ahmetaj

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj do te marre pjese sot ne Konferencen e Bankes Boterore me titull “Plani i perbashket i veprimit per integrimin tregtar dhe te transportit ne Ballkanin Perendimor”.

Kjo konference i paraprin takimit te trete te vendeve te rajonit ne kuader te Procesit te Berlinit, i cili kete vit do te mbahet me 4 korrik ne Paris.‎ ‎

“Falenderoj Banken Boterore qe ne tre vitet e fundit ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per te ndryshuar qasjen tone, duke na kujtuar se ne te shkuaren, si rajon, kemi qene ne qender te vemendjes per arsyet e gabuara. Jemi fokusuar te bejme gjerat e duhura per vendet tona. Kemi hyre ne nje rruge reformash strukturore dhe axhustimi fiskal. Eshte e veshtire, por e domosdoshme.‎‎ ‎Ekonomia shqiptare ka pershpejtuar ritmin e rritjes krahasuar me vitin 2013, jemi mbi mesataren e rajonit, por aspak mjaftueshem ne raport me objektivat per konvergjence me BE-ne. Sfida jone eshte integrimi rajonal tregtar. Edhe pse nen CEFTA, secili vend eshte treguar shume i zgjuar per te gjetur instrumente qe kthehen ne barriera te buta per njeri-tjetrin. Ketu duhet te konsiderojme riskun e madh te grupeve te vegjel lobuese nё rajon”, eshte shprehur Ahmetaj.

Ministri i Financave shtoi se, “diskriminimi i produkteve shqiptare ne pikat doganore me fqinjet nuk i sherben procesit te integrimit”.

/Top-Channel