Konferenca SVOD Europe 2016

Se shpejti: Konferenca SVOD Europe 2016

Dublin, Ireland—Konferenca SVOD Europe, do te zhvillohet me 27-28 janar 2016 ne Dublin ne partneritet me Google European Headquarters dhe perfaqeson hapin e rradhes drejt zhvillimit te konferences se “Silicon Valley Open Doors“ (Dyert e Hapura te Silicon Valley), e cila pati startin e saj ne Silicon Valley, me 2005 si nje perpjekje per te bere bashke perfaqesues nga SHBA dhe Europa te ekosistemeve teknologjike.

Eventi pershin Konkursin e Startupeve, i cili do te mbahet me date 27 Janar. Brenda ketij konteksti, 25 startupe te parazgjedhur do te prezantojne (bejne pitch) para sipermarresve te shquar, eksperteve te investimeve dhe perfaqesuesve te kompanive sipermarrese gjate konferences. Per me shume informacione, ju lutemi te vizitoni: http://svod-europe.com/conference/startup-competition/.

Pjesemarresit do te nderveprojne dhe do te bejne degjesa nga eksperte globale te industrise se teknologjise, po ashtu edhe nga ‘venture capitalists’. Perpos kesaj, evenimenti do te theksoje tendencat e zhvillimeve te sotme dhe inovacionit dhe do te sherbeje si nje mundesi e shkelqyer per rrjetezim (networking) dhe takime mes sipermarresve nga Europa Lindore dhe investitoreve nga Europa Perendimore dhe Silicon Valley.

Paddy Flynn, i cili angazhohet ne startupet tek Google Irlande shprehet se:

“Irlanda sherben ne nje pozicion unik si nderlidhes i komuniteteve te startupeve, sipermarresve dhe investitoreve midis te gjithe Europes dhe Shteteve te Bashkuara. Jemi te lumtur qe mirepresim evenimentin tek Google duke qene akselerator i ketij komuniteti ne rajon.”

Eventi i cili titullohet “Unicorn vs Narwhal. Myth vs Reality” do te marre nen ekzaminim çeshtjet e rivalitetit ndermjet kompanive te cilat perdorin nje strategji investimesh “perpi ç’te mundesh”, perkundrejt kompanive te cilat preferojne strategjine e moderuar “lufto per te mbijetuar”. Ne menyre qe te gjallerojme nje debat mbi skemat financuese ne raundet finale te vleresimit te projekteve, te ftuar do te jene foles (spikera) te cilet paraqesin kendveshtrime te kunderta.

Denis Dovgopoliy, organizator i “SVOD Europe”, partner ne menaxhim ne Grupin GrowthUp tha se:

“Pergjate 10 viteve, konferenca SVOD ne Silicon Valley eshte kthyer ne nje pike hyrese per bizneset e sektorit te teknologjise nga Europa. Kete vit kemi vendosur qe te kemi nje qasje me te afert ndaj tregut dhe te zhvillojme konferencen ne Europe ne menyre qe t’u sigurojme sipermarresve vendas europiane akses ne eksperiencen e SHBA-ve pa patur nevoje te shperngulen apo transferohen nga rajoni i tyre. Nga ana tjeter, deshira jone eshte qe te ofrojme nje event, ku fokusi te mos jete tek numri i madh i pjesemarresve, por te nje rrjetezim cilesor”.

Background

Konferenca Europiane e SVOD u lançua ne 2015-en, por historia e saj fillon ne 2005-en, kur konferenca e mirenjohur e Silicon Valley Open Doors (Dyert e Hapura te Silicon Valley) nderlidhi fillimisht startupe dhe sipermarres me investitore, themeluese, CEO dhe te tjere lidere te nje profili te larte nga Silicon Valley. Konferenca SVOD ben te mundur lidhjen e liderave te sektorit teknologjik nga Europa Lindore me pjesen tjeter te tyre nga ekosisteme te stabilizuara te teknologjise, ne nje perpjekje per te ndihmuar sipermarrjen te “lulezoje” ne kete rajon. Programi perfshin fjalime nga nje rradhe te ftuarish brilante, ashtu si edhe Konkursin e Startupeve, i cili u jep mundesine 25 startupeve per te prezantuar produktet dhe sherbimet e tyre ndaj investitoreve potenciale. Pjesemarres te shquar perfshijne Viewdle (pervetesuar nga Google), Looksery (pervetesuar nga SnapChat), InvisibleCRM, Wrike, Trucker Path, Eccentex, DriveWay dhe te tjere. Per me shume detaje rreth projektit, ju ftojme te vizitoni http://svod-europe.com.

Për më shumë informacione, kontaktoni në adresën:
info@businessmag.al