Konfirmohet lajmi qe Renault do te nderprese bashkepunimin me Red Bull.

Lidhur me artikullin:

Bosi i Renault, Carlos Ghosn konfirmoi se prodhuesi francez i automjeteve po rinegocion kontraten me skuadren Red Bull ne Formula 1. Ideja eshte nderprerja sa me shpejt qe te jete e mundur e furnizimit me motore te ekipeve te tjere ne cirkus. Gjate nje interviste per revisten “Autocar”, Ghosn nuk i fshehu pakenaqesite.

“Persa i takon skuadres Red Bull kemi qene te qarte kur thame se nuk duhet te mbeshteten me te ne si furnitore. Ne u sigurojme motoret dhe nuk na citojne kur fitojne, por emrin e Renault e permendin kur jane ne veshtiresi. Eshte çeshtje korrektesie sportive. Ne nje skuader fiton dhe humbet ne grup”

Nder te tjera, Carlos Ghosn theksoi se prodhuesi francez po vlereson te gjithe alternativat. Mes tyre jane edhe largimi perfundimtar nga Formula 1, ose qendrimi ne gara me nje skuader Renault. Kompania ka kontrate me Red Bull deri ne fund te sezonit 2016, por sipas raportimeve, palet po negociojne arritjen e nje akordi, per prishjen perpara kohe te marreveshjes.

Fakti qe Ghosn pranoi se kontrata ndermjet prodhuesit te motoreve dhe skuadres se Formula 1 po rinegociohet eshte konfirmimi i pare publik rreth prishjes se marredhenieve. Nje largim i Renault nga Formula 1 mund te shkaktonte probleme per cirkusin, ku Mercedes, Ferrari dhe Honda do te mbeteshin furnizuesit e vetem te motoreve.