Kongresi Amerikan nderon Mrika Krasniqin me “Gruaja e Vitit 2016”

Artistja dhe ndërmarrësja shqiptare në Amerikë, Mrika Krasniqi është nderuar si «Gruaja e Vitit 2016» nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NY Elite Magazine shkruan se ajo, si një grua e jashtëzakonshme, është nderuar për arritjet në art, film dhe biznes.

Më 21 prill të këtij viti, senatori Charles Schumer ka njohur përpjekjet e Mrika Krasniqit për të forcuar lidhjet kulturore dhe biznesore ndërmjet SHBA-ve me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Italinë. Me kërkesë të po këtij senatori, mbi ndërtesën «Capitol Hill», selia e Kongresit Amerikan, ka valuar flamuri amerikan për Mrika Krasniqin, «Gruaja e Vitit 2016», transmeton Koha.net.

Mrika Krasniqi njihet në komunitetin shqiptar në Amerikë si aktiviste me shumë aktivitete. Ajo ka qenë pjesë e Konkursit Ndërkombëtar të Skenaristëve, Javës së Filmit Shqiptar në New York dhe Javës Shqiptare të Modës në New York. Vitin e kaluar ajo ka marrë çmimin «Artistja më e Mirë Humane 2015» nga Komuniteti Evropian i Artistëve Hebre në Paris, Franca.

Kongresi-Amerikan-nderon-Mrika-Krasniqin-me-Gruaja-e-Vitit-2016-businessmag

Kongresi-Amerikan-nderon-Mrika-Krasniqin-me-Gruaja-e-Vitit-2016-businessmag

/dialogplus