Konstandin Xhuvani braktiset nga prinderit?

Lidhur me artikullin:

Konstandin Xhuvani, i akuzuari per vrasjen e katerfishte, u paraqit sot para trupit gjykues. 26-vjecari mberriti ne Gjykaten e Tiranes nen masa te rrepta sigurie, i shoqeruar nga tri makina policie dhe nje motor. Gjithashtu ne gjykate mberriti edhe shoku i tij, Erald Sida.

Familjaret e Kostandin Xhuvanit nuk kane preferuar te vizitojne djalin e tyre ne ambientet e burgut. Gjithashtu ata nuk kane qene as te pranishem gjate seances per dhenien e mases se sigurise. Prinderit e tij, Gjergj dhe Luiza Xhuvani mesohet se gjithashtu jane larguar dhe nga Tirana.

Ish-deputetja e Partise Socialiste ne fjalen e saj, ku deklaroi dorezimin e mandatit paralajmeroi nje gje te tille kur tha: “Do te terhiqem ne thellesine e dhimbjes me peshe te parehabilitueshme”.

Gjithashtu pervec prinderve, ne sallen e gjyqit gjate dites se sotme nuk ishte i pranishem asnje nga familjaret e tjere.

Kostadini vetem eshte vizituar nga motra ne ambientet e Drejtorise se Policise – Tirane.

Motra e tij, Sara bashke me hallen kane vizituar Kostandinin, i cili ka pritur qe prinderit te ishin prezente, por gjithsesi eshte shprehur se i mirekuptonte per cdo vendimmarrje te tyre.

Me pranga edhe ne kafaz

Gjykata e Tiranes caktoi Violen Celnikun, si avokat mbrojtes per Xhuvanin. Konstandin Xhuvani eshte perfaqesuar nga nje avokat i percaktuar nga shteti pasi familjaret nuk i kane paguar mbrojtes ligjor.

Prokuroria i dergoi dje gjykates dosjen, duke kerkuar masen e sigurise “arrest me burg” per dy te pandehurit.

Gjate seances, trupi gjykues, pasi u terhoq per te marre vendimin, nuk ndryshoi kerkesen e prokurorise dhe vendosi masen “arrest me burg”.

Ne seancen gjyqesore, Konstandini mbajti te pandryshuar deklaraten e tij, duke thene se “nuk mbaj mend gje nga ngjarja”.

Avokati i tij mbrojtes, Violen Celniku, deklaroi se kishte rekomanduar Xhuvanin te mos jepte shpjegime ne gjykate.

“Une jam avokat, duhet te mbroj cdo njeri, nese ka vrare kater apo me shume persona. eshte nje shkelje qe Xhuvani u fut ne kafaz me pranga”, tha Celniku.

Ai u la me pranga edhe brenda hekurave te salles se gjyqit, sic nuk ndodh zakonisht.


Video: