Konstandin Xhuvani kerkon gjykim te shkurtuar. Prokuroria kundershton

Lidhur me artikullin:

I akuzuari si autor i vrasjes se katerfishte ne nje lokal nate  ne Rrugen e Elbasanit,  Konstandin Xhuvani ka pranuar per here te pare fajesine per vrasjet duke i kerkuar gjykates te procedoje me gjykim te shkurtuar. Ne fakt kjo eshte e vetmja rruge qe do ta shpetonte nga denimi me burgim te perjetshem.

Xhuvani zgjodhi te paraqitej ne sallen e gjyqit pa pranine e avokatit mbrojtes. Por ndersa priste reagimin e gjykates, kerkesa e tij eshte kundershtuar nga Prokurori i çeshtjes . Sipas tij, Xhuvani duhet t’i nenshtrohet nje gjykimi normal pasi ngjarja duhet te sqarohet sa me mire. Ne keto kushte trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona u terhoq per vendim te cilin do ta jape ne 15 janar.

Djali i ish deputetes se Partise Socialiste Luiza Xhuvani akuzohet per ngjarjen e rende te 4 nentorit ne nje lokal te Rruges se Elbasanit, gjate nje konflikti, ai qelloi per vdekje Edision Jahon dhe Enea Xhain, shokun e tij Arber Demirajn si dhe shtetasin italian  Gianpaolo Azzola.