Kontrata e ‘cmendur’ e Carlos Tevez me Boca Juniors

Lidhur me artikullin:

“Football Leaks” ka goditur perseri. Faqja anonime e internetit, e frymezuar nga “WikiLeaks”, publikon kontrata, klauzola te fshehta, shifra dhe marreveshje te çfaredo lloji te qe kane lidhje me boten e futbollit. Kete here “Football Leaks” ka publikuar kontraten e fundit te nenshkruar nga ish-sulmuesi i Juventus, Carlo Tevez. Futbollisti argjentinas, veren e kaluar, ka lene Torinon per t’u kthyer te Boca Juniors, lexohet, per nje shifer prej 6.5 milione eurosh qe do te paguhet me 15 dhjetor te 2016-es.

Kontrata permban firmat e drejtuesve argjentinas dhe ate te drejtorit te pergjithshem te Juventus-it, Beppe Marotta. Por ajo qe ben pershtypje jane kushtet qe Boca i ka vene “Apache”. “Atleti, lexohet ne kontrate, eshte i detyruar te mos zhvilloje asnje aktivitet qe mund te rrezikoje shendetin fizik apo psikologjik te lojtarit, si frekuentimi i kazinove apo pjesemarrja ne sherre”.

Por mediat argjentinase dyshojne qe ne klauzolen e “ruajtjes se gjendjes fizike” te Tevez, mund te perfshihet edhe mos-kryerja e marredhenieve seksuale ne prag te ndeshjeve.

kontrata tevez