Kontrate faraonike per Rosberg

Piloti i Mercedes, Nico Rosberg ka firmosur nje kontrate faraonike me skuadren e Formula 1. Kontrata e re e firmosur diten e hene perfundon ne fund te sezonit te vitit 2017 dhe piloti 29 vjecar do te perfitoje 55 milone euro ne 3 vitet e ardhshme. Per drejtuesit e Mercedes kontrata e re tregon dhe njehere vendosmerine e tyre per te ardhmen. ‘Ne deshirojme qe ne te ardhmen te jemi dominues ne kampionatin boteror te Formula 1. Kontrata e re e Rosberg eshte nje shenje pasi ne planifikojme nje periudhe afatgjate bashkepunimi me te”, eshte shprehur nje drejtues i Mercedes pas nenshkrimit te kontrates.