Konvertimi – Kush jane “Rilindasit” e zhgenjyer me Edi Ramen?

Kjo fundjave ka rregjistruar dy lajme qe kane kaluar pa shume vemendje neper media. I pari ishte reagimi i Adi Krastes ne nje television ne Kosove, kunder Edi Rames dhe e dyta nje status ne Facebook, i dokumentaristes dhe shkrimtares Elvira Dones. Te dy kane qene mbeshtetes te medhej te Edi Rames dhe te Rilindjes para qershorit 2013, ndersa tani mund te rreshtohen midis te zhgenjyerve me te shquar prej tij.

Por, qe nuk jane te vetmit.

Lapsi.al ka bere nje liste me personazhet me te shquar qe ishin pro Rames ne periudhen e ardhjes ne pushtet dhe qe tani i kane kthyer shpinen atij.

Shkrimtarja Elvira Dones ka qene nje nga kritiket me te medha te rregjimit te Berishes. Ajo u pozicionua hapur per rrotacionin e pushtetit pasi replikoi me ish kryeministrin qe siç e kishte zakon i hyri deri ne gjerat personale duke kujtuar episodin e arratisjes se saj nga Shqiperia ne kohen e komunizmit

“Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumire… Ka qyteti nje memorie per kete” tha atehere Berisha ne Opinion, pasi Dones kishte bere nje shkrim kunder takimit te tij me Berluskonit dhe shprehjes se liderit Italian qe ne pranojme vetem trafikimin e vajzave te bukura.

Ajo denoncoi gjithashtu edhe paktin Berisha Meta qe e mbajti te parin ne qeveri ne vitin 2009.

“Koalicioni Meta-Berisha do mbetet ne kujtesen e ndergjegjen e votuesit te majte si nje pakt me djallin, jo ne emer te kahjeve politike e te vizionit ndaj interesave te vendit, por thjesht ne emer te dueleve, te hakmarrjeve e karrigeve personale”.

Ajo u be me shume aktive ne shtyp ne pjesen e fundit te mandatit te demokrateve dhe e vazhdoi sigmatizimin e tyre edhe pas ardhjes se Rilindjes ne pushtet. Ne nje interviste ne maj te vitit 2014 duke pergezuar kabinetin me shume femra te Rames ajo deklaroi se grate nuk duhet te nderrojne rolet dhe te sillen si burra, duke sjelle si shembull Jozefina Topallin.

“Ajo eshte femer- burre. Ajo lloj gjuhe qe perdorte, ai lloj agresiviteti… Ky eshte emri i pare qe me erdhi ne mendje sepse ishte ne nje pozite te dukshme. Ajo menyre e te drejtuarit te Parlamentit, ai agresivitet, ato gra qe flasin me terma ‘t’i varim njerezit te palma…’ Jo, kjo nuk eshte gjuha qe duhet perdorur. Uroj qe grate e se majtes te mbeten gra dhe t’i perdorin atributet e ta bejne politiken me ndjeshmerine e nje gruaje. Po ne te njejten kohe ajo nuk hezitonte te vazhdonte shigjetimet ndaj Berishes.

“Berisha eshte ai i ikuri nga mendja, ai qe nuk e ka kuptuar kurre se çfare eshte demokracia, ai qe ishte pinjoll i komunizmit. Nuk e di, por une nuk mund te kem respekt per nje njeri qe uli dhe ngriti, deklinoi per muaj me fjalet ‘lavire bulevardi’ nje grua. Nuk ka lene çarçafe njeriu, qe Berisha nuk ka futur hundet”.

Por eshte e njohur nje thenie e saj se nuk do te nguronte ta perdorte penen edhe kunder pushtetit te Rilindjes.

Me sa duket koha ka ardhur.

Disa muaj me pare kur ne Tirane do te vinte kengetarja Anastasia, e cila beri nje mesazh video tejet siperfaqesor per promovimin e luftes ndaj diskriminimit te grave, Dones shpertheu kunder organizatreve te koncertit. Ne fakt kunder kryeministrit Rama: “Per organizuesit e ketyre nismave nga keto ane marr mundimin te them se betejat kunder formave te diskriminimit nuk jane palaçolleqe, por nje pune serioze”.

Ndersa kete te premte ajo nuk ka nguruar ta trejtoje Ramen si Idiot

Adi Karsta ka vazhduar edhe ai sulmet kunder Rames. Kete here nga emisioni Rubikon ne Kosove, ku ai e ka krahasuar Ramen me Berishen. Ai ka thene se Rama po tenton te kopjoje paraardhesin Berisha dhe se edhe ai po tenton te behet i paprekshem. Ky eshte prononcimi i disate radhazi i Krastes, pas atij qe e quajti Ramen peng te televizionit Top Chanel. Me pas ne nje interviste me Ilva Taren ai e konsideroi ate si “nje rast te humbur”, si “nje zhgenjim”.

Dhe te gjitha keto vijne pasi gjate kohes se qeverise te Berishes, Adi Krasta organizoi nje shou te madh ne Pallatin e Kongreseve ku kerkoi “rotacionin e pushtetit”.

Mustafa Nano eshte tashme i njohur per thirrjen e tij per te bashkuar rreth Rames te gjithe qelbesirat vetem e vetem qe Berisha te largohet nga pushteti. Por tani dy vite e gjysem me pas megjithese vazhdon te mendoje se ishte mire qe u be rrotacioni, ai eshte krejtesisht i zhgenjyer nga qeverisja e Rames. Ja seç thoshte ne shkrimin e tij te fundit:

“Edi Rama eshte nje politikan i standardit shqiptar, nje njeri pa ideale, me sakte nje njeri qe idealet i ngaterron me qellimet e veta, nje njeri qe ka qejf te sundoje e jo te qeverise, nje njeri qe ndihet mire me sejmene qe i krehin bishtin e bufone qe e argetojne, e jo me bashkepunetore qe kane respekt per veten, nje njeri qe pushtetin e sheh si qellim, e jo si mjet, nje njeri qe pushtetin e do te plote, e do tani, e do ta kete i vetem, nje njeri qe i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i nje vendi si Shqiperia mund te improvizohet mbi bazen e ideve qe i fanepsen ne koke kur zgjohet ne mengjes, e jo mbi bazen e nje projekti te miremenduar per nje kohe te gjate, nje njeri qe rregullat e ligjet i sheh thjesht si opsion, nje njeri qe i ka mbushur mendjen vetes se Shqiperia eshte nje vend i mjere, e prandaj mund te qeveriset kollaj e mund te keqqeveriset pa asnje belá, nje njeri qeshoqerine e korruptuar shqiptare nuk e sheh si nje problem, por e sheh si nje alibi, nje njeri qe, tok me Meten, e jo thjesht per shkak te Metes, eshte duke ndertuar nje qeverisje te korruptuar, gje qe duket te nje mungese e frikshme transparence, nje njeri qe ka lene shume prej te veteve qe korrupsionin ta shohin jo si nje gje, se ciles i duhet dhene munxet, por si nje …. ndjesi detyre, nje njeri qe ia ka mbushur mendjen vetes se, “per te miren publike”, mund te behet edhe ndonje ndyresi, mund te ndertohet ndonje marredhenie korruptive, apo ndonje “aleance qelbesirash”.

Dritan Hila ishte pro Rilindjes. Madje militoi perkrah saj si zv minister i mbrojtjes. Ky diplomat, bashkeshorti i Rudina Xhunges, vendosi te japi doreheqjen me sa duket i neveritur pasi e ka pare nga Brenda qeverisjen e se majtes. Rama pretendon se u ndane miqesisht dhe se ai i tha se do ti qendronte besnik: Por faktet flasin ndryshe. I konvertuar ne analist Hila nuk po le “dritare” pa e goditur ish kryeministrin e tij.

Me aftesine e tij per te krijuar togefjalesha cinike ai i eshte drejtuar shpesh Rames: “Mandati nuk shtyhet me batuta”, “Zevendesove eliten me Taulant Ballen”, “Veliaj ben vetem shou si shefi”. Ne nje nga shkrimet e fundit ai godiste: “Shkelqesi, eshte ora te besh kryeministrin. Iku 3/5 e mandatit dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Fakti qe ke perballe nje opozite te shkalafitur, ta ben me te lehte sundimin, por me te veshtire qeverisjen. Lereni Lulin te beje kamarierin dhe Saliun te beje piktura.

Por juve ju zgjodhem kryeminister te socialisteve ti jepni drite fukarait, ushqim te uriturit, shprese te papunit. Jeni aty ti jepni shprese 1 miloneve qe ju votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As te ruani e mbroni koncesionet e Berishes. Behuni burre shteti, dhe na thoni edhe sa duhet te durojme qe te arrijme Meken, qe keshtu te shtrengojme dhembet dhe rrypin, por ta dime se keni ne koke nje plan”.

Nje nga te zhgenjyerit e medhej eshte edhe ish kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika. Socialist 100 karatsh, me gjithe te mirat e te keqiat e nje socialisti tipik shqipetar, ai u flak ne te gjitha kuptimet nga Rama. Kur prokuroria kerkoi burgosjen e tij, Rama beri nje status te ndjere ku shpresonte qe Gjika te shpallej sa me pare i pafajshem. Megjithese shumekush mendonte se pas prokurorise fshihej dora e tij Rama vete deklaroi “se nuk e pengonte drejtesine ne punen e saj”.

Me pas kur pas nje tentative te dyte Gjika u burgos, nga shtrati i spitalit te burgut, i pyetur se kush e kish urdheruar kete ai u pergjigj: “Nuk keni pare gje akoma”.

Pas ketij adresimi te drejteperdrejte, ai nuk ka bere te tjera deklarata kunder Rames. Tani ankohet vetem per mungese ftesash dhe mosperfillje nga PS-ja lokale.

Ilirian Celibashi si minister i maredhenieve me parlamentin, u be i pari anetar i kabinetit Rama i cili u largua me deshiren e tij nga qeveria. Sapo e mori detyren ai paralajmeroi ashtu sikurse shefi reforma te medha ne drejtesi, prona, shendetesi, arsim, territor, po ai nuk pa asnje nga keto te vihej ne jete. “Arsyet personale” te doreheqjes se tij mbeten ende mister, por zera brenda mazhorances spekuluan se ai fitonte me shume ne kabinetin e tij si avokat i pavarur sesa duke qendruar ne nje qeveri ushtaresh. Ai vete nuk dha nje motiv per ikjen e tij, por deri me sot nuk mbahet mend te kete ikur asnje minister qe eshte i kenaqur me qeverisjen.

Aq me teper qe edhe per arsyet personale te largimit nuk u morr vesh asgje me shume. Ndoshta heshtja e Celibashit perligjet edhe me vartesine e profesionit te tij nga qeveria.