Kosova do te eksportoje miell edhe ne Libi, priten mbi 30 milione euro ne vit

Se shpejti eksporti kosovar do te rritet edhe per mbi 30 milione euro ne vit, pasi nje prodhues i miellit ka gjetur partnere ne Libi.

Sigurimi i ketij eksporti do te krijoje edhe mbi 70 vende te reja pune, ne fabriken Universal Food.

Sasia e miellit qe do te eksportohet drejt Libise, eshte e konsiderueshme, thote pronari i fabrikes ne Fushe Kosove, Ibrahim Aksoj. “Ne fillim do te dergojme 10 mije tone ne muaj, pra 120 mije tone ne vit. Kjo ka me qene kontrate 2-3 vjeçare”, tha ai.

Aksoj i cili e ka privatizuar fabriken para 8 vitesh, thote se eksporti drejt Libise, do te krijoje edhe vende te reja pune. “Punetore teknike kemi mjaft, por punetore te thjeshte duhet me marre per ngarkim shkarkim, te pakten 70-80 vete”, ka treguar ky biznismen.

Shuma e eksportit drejt Libise, eshte fascinonte per kushtet e Kosoves. “34 milione euro ne vit do te eksportojme miell, vetem per Libi”, tregon ai perfitimet qe do te vijne nga ky eksport.

Bleresit nga ky vend i Afrikes veriore, nuk kane vendosur te blejne miell per hater, thote Aksoj. “Kane ardhur, e kane kontrolluar kualitetin, e kane kontrolluar ambalazhimin, ata jane pak me teke. Nese nuk je i zoti nuk marrin, per respekt nuk punojne”, tha pronari i fabrikes se miellit Ibrahim Aksoj, per Radio Kosoven.

Sasia e pare e miellit drejt Libise sipas pronarit, do te nise gjate ketij muaji. Ndryshe, Aksoj eshte afarist i lindur ne Peje, por ka jetuar e krijuar familje ne Turqi. Thote se eshte kthyer ne Kosove, nga dashuria per atdheun.

/Telegrafi/